U sulmua nga 7 qen, humb jetën 58-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punonjëse shëndetësie u kafshua për vdekje nga një tufë qensh, thanë zyrtarët.

Brandy Dowdy, 39 vjeç është akuzuar për vrasje nga pakujdesia, sipas ligjit të qenve në Alabama, pasi trupi i Jacqueline Summer Beard u gjet nga policia.

Thuhet se 58-vjeçarja po përpiqej të kontaktonte  me pronarin e qeneve, Dowdy, pasi ishte duke hetuar një sulm të javës së kaluar nga të njëjtët qen.

Sulmi fillestar u raportua në Kontrollin e Kafshëve të Qarkut Franklin në Alabama.

58-vjeçarja nuk u kthye kurrë nga hetimi dhe policët  iu përgjigjën raportimeve për një automjet të dyshimtë në zonë rreth orës 18:00 me orën lokale të së dielës, tha policia.

Kur policia mbërriti, ata konstatuan se qentë kishin sulmuar edhe disa banorë të zonës.

Njëri kishte marrë lëndime të lehta, sipas policisë.

Ishin shtatë qen gjithsej, raporton sherifi i policisë Franklin Shannon.

Trupi i Jacqueline u gjet aty pranë dhe ajo u shpall e vdekur nga mjekësia ligjore e qarkut.

Ajo punoi si mbikëqyrëse mjedisore për Departamentin e Shëndetit Publik në Alabama dhe kishte qenë me departamentin për gati 17 vjet, sipas ADPH.

Departamenti tha në një deklaratë: “Summer ishte një person i jashtëzakonshëm. Ajo ishte një punëtore e mrekullueshme dhe e dashur për të gjithë ata që e njihnin.”

Dowdy, 39 vjeç, u arrestua më vonë për vrasje nga pakujdesia në bazë të ligjit të shtetit për qentë e rrezikshëm, sipas Departamentit të Sherifit të Qarkut Franklin.

Të fundit

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje të re politike në muajin...

Lajme të tjera

Web TV