Kush po i vret oligarkët rusë? Gjendet i vdekur në shtëpi një tjetër biznesmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleksandr Subbotin, një ish-ekzekutiv energjetik ka vdekur ditën sotme, sërish në rrethana të miatershme. Kanali rus i lajmeve Mash raportoi se Subbotin u gjeti vdekur në banesën e tij pasi ishte shtrirë për tu çlodhur, ndërsa më herët kishte marrë trajtim nga një shaman.

Rasti i tij i shtohet vdekjeve të mistershme të biznesmenëve rusë, të lidhur ose me një të shkuar që i afronte me qeverinë e Vladimir Putinit.

Sergey Protosenya, një ish-ekzekutiv në kompaninë e gazit natyror Novotek me një pasuri shumë milionëshe, u gjet i varur në një vilë spanjolle, ku gruaja dhe vajza e tij u gjetën të vdekur me plagë me thikë. Policia spanjolle po punon mbi një teori që Protosenya vrau gruan dhe vajzën e tij përpara se të vriste veten, sipas raporteve të mediave.

Një tjetër manjat rus i naftës dhe gazit u gjet i vdekur në shtëpinë e tij 18 milionë paund (24 milionë dollarë) në Britani të Madhe, pasi u godit rëndë nga pushtimi i Ukrainës në shkurt.

Mikhail Watford, 66 vjeç, baba i tre fëmijëve, e bëri pasurinë e tij nëpërmjet naftës dhe gazit nga ish-republika sovjetike, përpara se të krijonte një kompani pronash në Britani. Ai besohet se ka lindur në Ukrainë dhe kishte një pasaportë ruse.

Leonid Schulman, 60 vjeç, një menaxher i lartë në Gazprom, thuhet se vrau veten në janar në shtëpinë e tij në rrethin e Leningradit të Rusisë. Muajin pasues, një ish-menaxher në gjigantin e energjisë, Alexander Tyulyakov, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Shën Petersburg, raportoi gazeta shtetërore gjermane Deutsche Welle.

Të shumtë janë zërat që thonë se vdekjet e tyre vinë pasi Putin ka nisur një fushatë eliminimi të nxitur nga frika e shtuar dhe paranojat për një grusht shteti ndaj tij.

Të fundit

Valë “ndëshkimesh” në det, bllokohen 30 mjete lundruese në një javë

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, vijon kontrolli në të gjithë bregdetin shqiptar dhe në hapësirat ujore të brendshme....

Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët shumë pranë rrugës së Bypassit

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë, shumë pranë rrugës së re të Bypass-it. Flakët po përhapen me shpejtësi...

Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga muri i një ndërtese që...

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash” dhe në thelb funksionon mbi...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Lajme të tjera

Web TV