Dy burra tentojnë të rrëmbejnë vogëlushen, qeni “hero” shpëton 2-vjeçaren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy burra u përpoqën të rrëmbenin një vajzë 2-vjeçare nga rruga teksa ajo ishte duke ecur me nënën e saj. Ata u ndaluan vetëm kur qeni hero i familjes vrapoi pas rrëmbyesve dhe kafshoi njërin nga burrat në këmbë.

Incidenti ndodhi në Ringwood, Hampshire, rreth orës 10:40 të ditës së djeshme.

Të dy burrat ishin rreth të 30-tave.

Të dy kishin veshur kapele, njëri mbante veshur xhinse blu të çelët dhe tjetri të errëta.

Një zëdhënës i policisë së Hampshire tha: “Një gruaje dhe vajzës së saj dyvjeçare iu afruan dy burra të cilët treguan interes për qenin e saj.”

“Gruaja raportoi se një nga burrat më pas mori vajzën e saj dhe vrapoi me të drejt një banese aty pranë. Fëmija u lirua pasi qeni e kafshoi burrin në këmbë.”

Oficerët e policisë po përpiqen të zbardhin shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe po trajtohet si tentativë rrëmbimi.

“Oficerët tanë po kryejnë hetime të gjera në zonën lokale – duke përfshirë vizita shtëpi më shtëpi, CCTV dhe do të ketë patrulla me shikueshmëri të lartë në zonë për të siguruar komunitetin”, tha Inspektorja Janine Bradley.

Ata kanë kërkuar informacion nga personat që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Të fundit

Çmimet e larta, pagat dhe pensionet e ulëta, tre shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve!

Një anketë e fundit për sigurinë në Rajon që e u krye nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) zbuloi...

Rënia e inteligjencës/ A po harrojnë të rriturit si të lexojnë?

A jeni më i zgjuar se një dhjetëvjeçar? Të dhënat e reja tregojnë se një pjesë tronditëse e të rriturve në shtetet e pasura...

Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-ën/ Kujdes afatin e ri!

Nga ulja e pragut vjetor të të ardhurave personale, afati i ri dorëzimit më 31 Mars 2025 deri te detyrimi për deklarimin e të...

Vranësira dhe rrebeshe shiu/ Parashikimi in motit për sot, 3 janar 2025

Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit Shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare ku...

Nga dashuria tek puna, njihuni me horoskopin për ditën e sotme 3 janar 2025

Dashi Në planin financiar këshillohet një qasje konservatore. Në çështjet e zemrës, pasioni juaj është i lartë, por edhe impulsiviteti. Shëndeti mbetet i fortë, por...

Lajme të tjera

Web TV