Shpërndarja e Kuvendit, Manjani: Ja tri rastet kur mund të ndodh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli Manjani , ish-ministri i drejtësisë në qeverinë Rama ka folur në lidhje me tri momentet kur mund të shpërndahet Kuvendi. Ai i referohet Kushtetutës, por thotë se bëhet fjalë për një Kushtetutë të pacenuar. Në kohën kur Kushtetuta është shkelur atëherë kërkohet rivendosja e rendit kushtetues.

Reagimi i plotë
Megjithëse e kam sqaruar dhe më parë, po e sqaroj edhe njëherë “shpërndarjen e Kuvendit” sipas Kushtetutës.
Kuvendi mund të shpërndahet vetëm në tri rrethana:
Kur nuk arrin të zgjedhë Presidentin sipas nenit 87 të Kushtetutës.
Kur nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin, sipas nenit 96.
Kur Kryeministri humbet mocionin e besimit sipas nenit 101.

Këto janë arsyet e vetme kushtetuese kur shpërndahet Kuvendi. Procedurialisht, nisma për shpërndarjen e Kuvendit merret nga Presidenti vetëm kur Kuvendi i ri i pas zgjedhjeve, nuk zgjedh dot Kryeministrin e ri sipas nenit 96.
Në çdo rast tjetër, Presidenti vihet në lëvizje nga Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri. Më në fund, në asnjë kompetencë të shkruar në Kushtetutë nuk përmendet “shpërndarja e Kuvendit” si detyrë specifike për Presidentin. Kjo është Kushtetuta e shkruar.
Çështja është se kjo Kushtetutë ka rënë, sepse është praktikisht e dhunuar aq keq sa nuk ke më nga ta kapësh për të gjetur kush ka të drejtë e kush jo.

Zbatimi korrekt i kësaj Kushtetute kërkon qeverisje demokratike të bazuar në zgjedhje të lira; Kushtetutën si aktin themelor të shtetit; demokracinë si parim themelor; pluralizmin politik si filozofi sunduese dhe ekonominë e lirë të tregut. Të gjitha këto parime të shkruara në Kushtetutë. Por, në realitet të gjitha këto kanë marrë fund! Pyetja është si rivendoset rendi kushtetues?

Mendimi im është vetëm me proces politik që çon vendin në zgjedhje të lira e të ndershme si fillim. Në vijim duhet shpallur “e shenjtë” Kushtetuta dhe duhet ndërtuar shteti normativ, sipas hierarkisë. I gjithë korpusi ligjor i normave speciale, të veçanta apo të jashtëzakonshme, tipike këto për shoqërinë diktatoriale duhet shfuqizuar dhe duhet ndaluar miratimi i mëtejshëm i tyre. Kështu fillon. Por ka plot për të bërë….

Lexo edhe :  "Pjerin, nënkryetarët i ke shumë të lodhur!"/ Rama batuta në takimin me kryebashkiakët

 

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV