“Ju mbështesni Rusinë në terrorin e saj”/ Anonymous i ‘shpall luftë’ Serbisë: Na prisni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia vijon të ketë presione për shkak të qëndrimit të saj për të mos vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, gjë që e bën atë të vetmin vend në Evropë që nuk e ka bërë këtë.

Këtë herë, kërcënimi vjen nga grupi i njohur i hakerave Anonymous, ku në një video paralajmëron Serbinë për hakmarrje së bashku me kërcënime dhe ofendime të ashpra. Në video thuhet se autori ka një mesazh të rëndësishëm për Serbinë.

 

“Përshëndetje Serbi. Ju mbështesni në mënyrë aktive Rusinë në veprimet e saj të përgjakshme dhe terroriste kundër Ukrainës. Ju nuk doni t’ja dini për viktimat njerëzore dhe fëmijët e varfër ukrainas dhe kjo është arsyeja pse ju jeni objektivi ynë i radhës. Dua të të bëj një pyetje: jeni vërtet kaq budallenj apo jo? Por kjo nuk ka rëndësi për momentin, vetëm prisni hakmarrjen tonë për marrëzinë tuaj. Ne jemi Anonymous, nuk harrojmë dhe nuk falim. Na prisni”, ka thënë autori i videos.

Pas samitit të liderëve të G7-ës në një deklaratë ata kritikuan ashpër Serbinë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Serbia është nën presion të vazhdueshëm për shkak të qëndrimit të tij për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë, gjë që e bën atë të vetmin vend në Evropë që nuk e ka bërë ende këtë. Pas kësaj, në Beograd dhe vende të tjera, një numër i madh i raportimeve për bomba të vendosura u shfaqën në shkollat ​​fillore dhe të mesme, si dhe në shumë vende të tjera.

Presidenti Aleksandër Vuçiç në deklaratat e mëparshme ka thënë se Serbia do të rezistojë sa të mundet për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë duke e justifikuar me faktit se këtë e bën për të mbrojtur ekonominë e vendit.

Të fundit

Qëndrimi mbi 10 orë ulur, rrezik për shëndetin, prek zemrën dhe sistemin vaskular

Të kalosh më shumë se 10 orë ulur apo shtrirë është shumë e dëmshme, edhe nëse praktikohet aktivitet fizik....

Rrotacioni, apo racioni i Berishës..

Nga ARTUR AJAZI Në urimin për vitin e ri në 31 Dhjetor, Sali Berisha ftoi shqiptarët ti bashkohen atij dhe partisë tij “për të bërë...

SPAK kërkoi rikthimin e Berishës në arrest shtëpie, GJKKO merr vendimin

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në arrest shtëpie, u shqyrtua këtë të premte në...

U arrestua në Greqi, kush është Jani Alia, si nisën përplasjet mes tij dhe Elton Çiçajt

Aliaj është i lindur në Tepelenë dhe i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në...

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur

Gazetari i njohur durrsak, Thanas Mustaqi ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë me dije Unioni i Gazetareve Shqiptare, të cilët...

Lajme të tjera

Web TV