Finalja e Conference League, Mourinho: I lumtur që do vizitoj Shqipërinë për herë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E mërkura e 25 majit do të jetë një moment historik për vendin tonë, pasi për herë të parë në Shqipëri do të luhet një finale europiane, ajo e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Ky takim do të luhet në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 21:00.
Në konferencën e dhënë për mediat në Romë, trajneri i skuadrës italiane, Jose Mourinho ka theksuar se është shumë i kënaqur që kjo finale do të luhet në Shqipëri, për faktin se është një nga pak vendet ku portugezi shton se nuk ka luajtur ndonjëherë, por edhe sepse siç thotë vetë ai në vendin tonë ka shumë miq.

“Finalja në Shqipëri për mua është një kënaqësi. Një kënaqësi e dyfishtë, kënaqësi sepse luajmë në finale dhe sepse shkoj për herë të parë një një prej pak vendeve në Europë ku nuk kam luajtur, kënaqësi edhe sepse kam miq në Tiranë”, deklaroi tekniku.

Përgatitjet për finalen e Conference League kanë javë që kanë nisur dhe tashmë të gjithë janë në pritje të dy skuadrave që të vijnë në vendin tonë./ SuperSport

Të fundit

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Lajme të tjera

Web TV