Zelensky: Rusët janë të etur të shtrihen më tej në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbajti një fjalim gjatë orëve të natës duke vënë theksin te fushat kyç të luftës, Severodonetsk, Lysychansk, Bakhmut dhe Popas.

“Ne punojmë çdo ditë për të forcuar mbrojtjen tonë, kryesisht me furnizimin me armë. Ne po i afrohemi çdo ditë e më shumë ditës kur ushtria jonë do t’ia kalojë pushtuesit.

Kjo varet shumë nga partnerët, nga gatishmëria e tyre për t’i ofruar Ukrainës gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur lirinë. Dhe pres lajme të mira për këtë javën e ardhshme”, u shpreh ai.

Ai tha se kishte pasur bombardime në qytetin e Mykolaiv të shtunën, me një person të vrarë dhe shtatë të plagosur.

“Përsëri dhe përsëri do t’i kujtoj botës se Rusia më në fund duhet të njihet zyrtarisht si një shtet terrorist, një shtet sponsor i terrorizmit.

Kjo është thjesht e vërtetë. Kjo është e drejtë dhe pasqyron realitetin e përditshëm që pushtuesit kanë krijuar në Ukrainë dhe janë të etur për ta sjellë më tej në Evropë. Dhe kjo duhet të sanksionohet ligjërisht”, deklaroi Zelensky.

Të fundit

Arrestimi i Safet Bajrit/ Saga e vrasjeve mes dy fiseve që “përgjakën” Shkodrën

SPAK thotë se ka të dhëna që provojnë përfshirjen e Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe mikut të tyre, Asmer...

Nëna e braktisi/ Historia e tragjike e 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Santorini

Personi që shihni në foto, është 19-vjeçari  Aurel Elezi nga Kamza që humbi jetën në Santorini, pas shembjes së papritur të çatisë që po...

Fqinjët shqetësohen nga këndimi i gjelit/ 3000 euro gjobë për pronarin e tij

Një pronar gjeli është urdhëruar të paguajë mbi 3000 paund pasi fqinjët janë ankuar vazhdimisht për këndimin e tij të vazhdueshëm. Oficerët nga Këshilli i...

Shifrat/ Paul Manafort ka marrë 10 milionë dollarë nga Berisha për të lobuar për të

Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha, ka kryer krime, për të cilat dënimi duhet të jetë burgim i përjetshëm. Në një intervistë...

Brazil, qyteti Rio de Janeiro po përjeton ditët më të nxehta

Qyteti Rio de Janeiro në Brazil po përjeton ditët më të nxehta. Popullatës vendase dhe turistëve u janë dërguar mesazhe paralajmëruese që të marrin masa...

Lajme të tjera

Web TV