“Megjithatë, morëm Messi-n”/ Ja titujt kryesorë të gazetave sportive për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshjet e Nations League kanë përfunduar dhe futbollistët më në fund mund të shijojnë pushimet. Por, kjo nuk do të thotë që bota e futbollit do të qëndrojë në heshtje. E gjithë vëmendja tashmë kthehet nga merkato e verës me emra të mëdhenj që priten të transferohen në ekipe të ndryshme.

Nga goditjet në merkato të Realit, te ëndrra e Lewandowski-t për Barçën dhe pamja e re e skuadrave më të njohura në Europë për sezonin e ardhshëm. Këta janë titujt kryesorë të gazetave më prestigjoze të botës për ditën e sotme:

Do të ndalemi fillimisht në Spanjë me talentin Gavi të Barcelonës, i cili pritet të rinovojë kontratën deri në vitin 2026 duke qetësuar tifozët katalanas me ankthin e një largimi të mundshëm. Gazeta spanjolle “Sport” hapet pikërisht me titullin: Gavi 2026.

Prestigjozja “Marca” prezanton një intervistë ekskluzive me lojtarin madrilen Valverde, me titullin “Topin e Artë do ua jepja shokëve të mi të skuadrës”.

Real Madrid është ndër ekipet më aktive në këtë merkato sezonale. ‘Galaktikët’ kanë arritur të transferojnë dy yje në skuadër si Toni Rudiger apo mesfushori francez Tchouameni. Spanjollja “AS” i cilëson ata një “Rreshtim i kompletuar”, me të besuarit e Carlo Ancelottit që duket se sërish do të jenë një prej pretendentëve kryesorë për titull këtë sezon.

Gazeta katalanase “Mundo Deportivo” i kushton një vëmendje të veçantë blaugranasve duke shkruar: “Leva për të nënshkruar”, me polakun gjithnjë e më pranë firmës me Barcelonën e Xavit.

Prestigjozja franceze “L’Equipe” hapet me titullin: “Megjithatë morëm Messin”. Braziliani Leonardo është shkarkuar nga roli i drejtorit sportiv të ekipit parizien së fundmi. Megjithatë ai pati një rol jo pak të rëndësishëm në transferimet e yjeve në kryqytetin francez, ku spikat këtu dhe ylli argjentinas Leo Messi, i cili u transferua verën e kaluar.

Lexo edhe :  Rekordet tek Liverpool, Mohamed Salah prek shifrat e legjendave të Reds

Në Angli, gazeta e njohur “Mirror Sport” i kushton një hapësirë të veçantë lojtarit të golfit Rory McIlroy me titullin: McIlroy ulëritës, por edhe ndalet në dramën e Paul Pogba në Manchester duke cituar francezin “Nuk më donit mjaftueshëm”. Mesfushori francez synon t’u vërtetojë “Djajve të kuq” që po gabojnë duke mos i ofruar rinovimin e kontratës por duke e lënë të lirë.

Në Itali, Interi është skuadra më aktive në merkato duke bërë lëvizje të bujshme së fundmi me Lukakun që pritet të kthehet në Milano apo transferimi i mundshëm i yllit argjentinas Paulo Dybala. “Corriere dello Sport” hapet me titullin: “Parakalimi i Marottës”, me ish-drejtorin sportiv të Juves, që po krijon një ekip të frikshëm në Serie A duke qenë sërish pretendent kryesor për Scudetto.

“Tuttosport” shkruan: Unë, Pogba, ylli i Juves. Francezi kërkon të rikthehet në formën e tij të mëparshme në ekipin që e rriti nga çdo aspekt futbollistik. Në Torino, duket se po e mirëpresin krahë hapur me shpresën e një triumfi tjetër në Itali.

“La Gazzetta dello Sport” zhvendos fokusin në kampionët aktual në fuqi të Italisë, Milanin dhe Stefano Piolin. “Scudetto, nuk dorëzohem”, shkruan e përditshmja italiane. Stefano Pioli ka shprehur dëshirën për një titull tjetër me kuqezinjtë, si dhe një ecuri më të mirë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Të fundit

10 mijë turistë në një resort në Itali, kaos nga një video në TikTok

Mijëra turistë janë përfshirë nga kaosi në një resort skish në Apenine të Italisë. Shumë prej tyre ishin pushues...

Suedia dërgon kriminelët për vuajte dënimi në burgjet jashtë vendit, zbulohet arsyeja

Suedia mund të dërgojë kriminelë për të vuajtur dënimet e tyre në burgjet jashtë vendit, tha një komision i emëruar nga Qeveria më 29...

Përplasja e turmës në festivalin fetar në Indi, dyfishohet numri të vdekurve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë festivalit të madh fetar Kumbh Mela në Indi, ku një numër i madh besimtarësh janë shtypur mes një...

Princesha britanike sjell në jetë vajzën parakohe! Ja emri që zgjodhi për vogëlushen

Princesha Beatrice ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, vajzën e quajtur Athena, ka bërë të ditur Buckingham Palace. Beatrice dhe bashkëshorti i...

Homazhet te Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’, ministri i Mbrojtjes nderon Kryepeshkopin

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka mbajtur sot homazhe pranë trupit të Kryepeshkopit Anastas, i cili ndërroi jetë të shtunën më datë 25 janar....

Lajme të tjera

Web TV