Reforma Zgjedhore/ “Grupimi Berisha” i duhet marrëveshjes Rama-Alibeaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në tryezën e parë të Reformës Zgjedhore janë parë ndasitë brenda PD-së, ku Grupimi Berisha i frikësohet një marrëveshje mes Enkelejd Alibeajt dhe Damian Gjiknurit sa i takon ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor. Oerd Bylykbashi duke folur në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, tha se për shumë arsye, “kjo reformë s’duhet të jetë një pazar as i paravendosur as i vendosur gjatë punës së tij”.

Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore nisi punën të premten me mbledhjen e konstituimit. Socialistët theksuan faktin që produkti final kërkon konsensusin e të gjithë aktorëve ndërsa demokratët kërkuan të merren parasysh rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë. “Komisioni i merr vendimet me shumicë, por vendimet janë konsensuale, pasi të kanë të drejtën e vetos dhe çdo mendim duhet të dakordësohet nga dy kryetarët”, tha Gjiknuri. Kreu i demokratëve Enkelejd Alibeaj ka shfaqur një merak sa i takon reformës zgjedhore, atë të interpretimit të zbatimit të rekomandimeve. “Shtylla kryesore e trajtimit të reformës zgjedhore nuk është puna e lënë për gjysmë 2 vite më parë, por edhe rekomandimet e OSBE por duhet të na shqetësojë mënyra se si do të interpretohet zbatimi”, tha Alibeaj. I pranishëm ishte edhe Oerd Bylykbashi pavarësisht se kryetari i PD Sali Berisha kishte deklaruar bojkotin e punimeve të këtij komisioni duke e cilësuar si një farsë të Edi Ramës. Njeriu kryesor i reformës nga radhët e demokratëve kërkoi të shmanget ajo që ndodhi me ndryshimet e vitit 2020. “Kjo reformë zgjedhore nuk mund të jetë një pazar”, tha ai. Duke e cilësuar sistemin aktual si të dëmshëm, kryetari i grupit parlamentar Aleanca për ndryshim Fatmir Mediu erdhi më një propozim konkret. “Sistemi aktual është vrastar i pluralizmit politik. Sistemi proporcional kombëtar është i duhuri”, është shprehur Mediu. Socialistja Klotilda Bushka kërkoi që duke u bazuar në rekomandimet e ndërkombëtarëve t’i jepet fund një herë e mirë diskutimeve për reformë zgjedhore. “Reforma nuk është as çështje dëshirash as çështje idesh, është çështje standardesh. Për mua ka rëndësi që kjo reformë të ishte e fundit”, tha ajo. Në fund palët vendosen t’i drejtohen për asistencë organizmave ndërkombëtarë ndërsa u dakordësua që të propozohen 8 ekspertë vendas, nga 4 për secilën palë. Vetëm dy ditë më parë, Drejtorja ekzekutive e shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta, sheh të nevojshme një reformë të thellë dhe të pandikuar nga interesat e politikës që sipas saj në fokus kanë vetëm zgjedhjet e radhës. “Natyrisht, ky lloj diskutimi duhet të finalizohet dhe duhet ta kemi këtë lloj produkti. Aktorët e politikës në Shqipëri duhet ta kenë në qasjen e tyre për të pasur një vizion se sa afatgjatë dhe sa vizionar duhet të jetë”, tha Meta. Të njëjtin mendim ndan edhe drejtuesi i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të konsoliduara, Premto Gogo, i cili thekson se nuk ka pasur diskutime të mirëfillta në lidhje më këtë çështje, por vetëm marrëveshje mes dy forcave kryesore politike në vend që sipas tij kanë prodhuar paqëndrueshmëritë e sistemit. “Sapo përqafojmë një sistem nuk e lëmë që të prodhojë rezultatet e veta në mënyrë që të kolaudohet dhe shkojmë në ndryshime të tjera, duke krijuar paqëndrueshmëri të sistemit”, thotë ai.

Të fundit

Përndiqte të miturën/ Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Një 23-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ai ka përndjekur një 14-vjeçare. Ndërkohë, materialet procedurale...

Jep dorëheqje presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, njoftoi se po jepte dorëheqje nga ky post. Ky njoftim vjen teksa opozita rumune po bënte një përpjekje për...

Arrestimi i Veliajt/ GJKKO cakton detyrim paraqitje për pesë persona

Masa sigurie për çiftin Veliaj. Agjentët e Byrosë kombëtare të Hetimit kanë shkuar në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi ndaj tij...

Kosova: një udhëkryq mes politikës dhe gjeopolitikës

“Politika është loja e së mundshmes, por burrështetasit e vërtetë e kthejnë atë në realitet.” Bismark. Ditë pas sotmes, në Prishtinë do të shpallen fituesit....

Arrestimi i ministrit të Kurtit, kryeprokurori i Prizrenit: Sulmoi dhe gjatë zgjedhjeve

Pas arrestimit mbrëmë të ministri aktual i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një person tjetër, sot Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu tha në një...

Lajme të tjera

Web TV