Rama: Ballkani, hallkë e dobët dhe delikate, lufta mund të vijë deri këtu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim homologen e tij finlandeze, Sanna Marin.

Në fjalën e tij Rama ka zbuluar se nuk ka pritshmëri për çeljen e negociatave për vendin tonë, por tha se shtetet përfshirë Finlandën janë duke bërë gjithçka që Bullgaria të heqë veton duke hapur rrugën europiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rama shtoi se vendi ynë mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

“Së bashku jemi në një front kundër agresionit rus në Ukrainë dhe Finlanda ka shumë për të na mësuar ne dhe të gjithëve për shkak se e njeh shumë mirë agresorin dhe natyrën e tij. Duke qenë një vend që në të shkuarën ka pasur mundësi të nxjerrë mësime nga fqinjësia me Rusinë, ka një zë të respektueshëm për të kuptuar rëndësinë e rezistencës dhe lidhjes që disa nuk dua ta bëjnë mes asaj që ndodh në Ukrainë dhe asaj që mund të vijë deri këtu.Ballkani është një hallkë e dobët delikate dhe për këtë arsye eksperienca dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi.

 

Folëm me kryeministren për atë që nuk vjen në ditët e ardhshme, lidhur me çeljen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim për ne dhe Maqedoninë e Veriut, i dhashë që nuk pres asgjë të re nga takimi, por vendet po përpiqen me Bullgarinë për të hapur shteg të arsyes dhe për të çliruar procesin.

Ne mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, janë vlerë e shtuar dhe në kushtet e sotme dyert e aleancës duhet të jenë të hapura për këto dy shtete. Ndjehemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë diçka për Finlandën, kjo nuk është pak.

Lexo edhe :  Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Dua ti uroj kryeministres çdo të mirë. Kur erdhi më tha koha është e bukur, shpresoj që vizita edhe pse e shkurtër të bëjë kryeministres të vijë edhe me vajzën e vogël dhe bashkëvuajtësin’, është shprehur Rama.

Të fundit

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me...

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit? Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë...

Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama do emra të rinj

Nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi...

E rëndë/ Foshnja e porsalindur humb jetën pasi i mituri e hedh në dysheme

Një tragjedi e rëndë ka goditur spitalin pediatrik në qytetin Lille të Francës, ku një foshnjë vetëm pesë ditëshe, e lindur para kohe, ka...

Zvicra do modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

Ushtria zvicerane planifikon të modernizojë rreth 8,000 bunkerë të vjetër të kohës së luftës në të gjithë vendin, disa prej të cilëve datojnë që...

Lajme të tjera

Web TV