Katar 2022/ S*ksi mes të pamartuarve do të jetë i ndaluar, rrezikon burgim deri në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Martesa është çelësi që hap dyert e lumturisë, të paktën në Katar ku gjatë muajve nëntor-dhjetor do të zhvillohet Kupa e Botës 2022. Vendi islamik do të aplikojë rregulla strikte që lidhen me marrëdhëniet seksuale dhe një prej tyre mund të jetë i papranueshëm për të huajt dhe kryesisht për tifozët perëndimorë.

Ata që nuk janë të martuar ligjërisht, nuk mund të kryejnë marrëdhënie intime me njerëz të tjerë në Katar. Lajmin e ka publikuar taboidi “Daily Star” që paralajmëron të gjithë tifozët të cilët planifikojnë të udhëtojnë drejt vendit të Lindjes së Mesme.

Ata që do ta shkelin këtë rregull, do të rrezikonin dënimin deri në 7 vjet heqje lirie dhe ky nuk është një lajm aspak i mirë për të pamartuarit.

“Seksi është praktikisht jashtë menusë, veçse nëse udhëtoni në Katar si burrë e grua. Me siguri në këtë botëror nuk do të ketë histori që do të zgjasin vetëm një natë, madje nuk do të ketë as festa. Të gjithë duhet të jeni të kthjellët nëse nuk dëshironi të rrezikoni burgun. Për herë të parë në historinë e një botërori, seksi do të jetë i kushtëzuar dhe tifozët duhet të jenë të përgatitur për këtë skenar”, thekson tabloidi.

Në një komunikatë publike, Komiteti Suprem ka theksuar se “Katari është një vend konservator dhe manifestimet publike që shprehin publikisht dashurinë mes një çifti janë të papranueshme, pavarësisht orientimit seksual”.

Të fundit

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe...

Bullgarët, skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë

Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë...

Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin për konfliktin...

VIDEO/ Alarm për zjarr në avionin e Ryanair, 18 të plagosur gjatë evakuimit në Majorka

Të paktën 18 persona u plagosën në aeroportin e Palmës në Majorka të Spanjës gjatë evakuimit nga një Boeing 737 i kompanisë Ryanair, që...

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë

Një 65-vjeçar dhe i biri i tij, janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre si laborator për prodhimin...

Lajme të tjera

Web TV