Veliaj nga Kamza: PS është e fëmijëve dhe e familjeve, jo e non-gratave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë, Kamza ishte ndalesa e radhës për drejtuesin politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se Tirana dhe Kamza po rriten si dy “mushkëri të të njëjtit organizëm”, duke shtuar se ka plot projekte të përbashkëta, që do nisin shumë shpejt dhe që do i afrojnë akoma më shumë këto dy zona.

“Tirana dhe Kamza prodhojnë më shumë se gjysmën e ekonomisë së vendit, pra kanë më shumë se gjysmën e të punësuarve në vend. Një pjesë e madhe e krahut të punës, e djemve dhe vajzave të talentuara që mbajnë në këmbë Tiranën – hotelet, restorantet dhe shumë prej bizneseve – vijnë nga Kamza. Janë çuna dhe goca punëtorë, që vijnë nga familje të thjeshta, që janë bërë histori suksesi. Ndaj, për ne suksesi i Kamzës është edhe suksesi i Tiranës. Kurse suksesi i Tiranës prodhon më shumë mirëqenie edhe për Kamzën”, u shpreh ai.

Veliaj deklaroi se është koha për të thënë se duhet menduar më shumë për të ardhmen dhe fëmijët, se sa për non-gratat e për ata që zgjedhjet në parti i bëjnë një herë për burrin, një herë për gruan.

“Ka ardhur koha të themi: Eja mendojmë më shumë për fëmijët dhe më pak për non-gratat, që e kanë mbajtur peng Shqipërinë. Gjyshi që u rikthye në PD ka mbajtur peng gjyshërit tanë, se është mosha e gjyshërve tanë. Pastaj, mbajti peng prindërit tanë, pastaj mbajti peng gjeneratën tonë, dhe ju në Kamëz e dini fare mirë. Tani do të mbajë peng edhe fëmijët tanë? Kurrë jo! Sa të jemi ne socialistët, do të sigurohemi që fëmijët tanë nuk i mban peng njeri. Kur bëjnë zgjedhje partitë e tjera janë më shumë kërshëri mediatike, të tipit do e marrë burri apo gruaja drejtimin? Do ia lërë burri gruas partinë, apo gruaja burrit partinë? Ajo është një kërshëri mediatike për meme dhe karikatura. Kur ka zgjedhje te partia tjetër, prapë ka kërshëri mediatike: A do të shkojnë me qysqi apo me vare? Do shkojnë me flakëhedhëse, flakadanë, me gazlotësjellës, me shkallë? Kush do e marri kalanë? Pra, bëhet fjalë për pushtimin e një ndërtese”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Vija e kuqe për mua!/ Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Drejtuesit politik për Qarkun e Tiranës tha se Partia Socialiste është partia e fëmijëve dhe gjeneratës së re. Ai dha lajmin e mirë se së shpejti do të hapen dy shkollat e reja që ndodhen mes Tiranës dhe Kamzës.

“PS është partia e fëmijëve dhe e familjeve. Bashkë me Rakipin, ne do të hapim dy shkolla të reja në kufirin mes bashkive: shkolla “Nënë Tereza” dhe shkolla “Xhon F. Kenedi”, që ndodhen në hyrje të Institutit Bujqësor. Ne mund të kemi vija ndarjeje ku japim shërbime si pastrimi, por nuk kemi vija gjeografike ndarëse. Mezi pres që kompleksi i ri shkollor të jetë gati me një infrastrukturë moderne”, përfundoi Veliaj.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV