Rama në Amsterdam: Babai im ishte komunist, unë e doja me çdo kusht lirinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Amsterdam, ku është bërë pjesë e një bashkëbisedimi në qendrën e mirënjohur “De Balie”, me temë “Cila është e ardhmja e Shqipërisë në Europë?”.

Rama në nisje të bashkëbisedimit ka folur për mënyrën sesi nisi të merrej me art dhe nisjen e rrugëtimit të tij politik.

Ai madje foli edhe për raportin e tij me babanë, për të cilin tha se ka pasur një marrëdhënie të ashpër por që e ka bërë personin që është sot.

-Babai juaj ishte skulptor. E çuditshme, e pazakontë një udhëtim karriere në kohën e Enver Hoxhës?!

Rama- Babai im ishte komunist, i besonte komunizmit. Ishte një skulptor zyrtar, ishte i angazhuar në shumë vepra arti në hapësirat publike. Kjo ishte gjëja që bënte. Kjo ishte një arsye për të nisur zënkat tona. Kemi pasur një marrëdhënie të fortë, mjaft intensive dhe me shumë tension dhe atij i detyrohem për atë çka jam. Ishte baba liberal, nuk donte të impononte ideologjinë dhe mënyrën e të menduarit të tij.

-Pra u bëtë artistë falë tij?

Rama- Ndoshta për shkak të tij unë u rrita në një hapësirë me të gjithë përbërësit por falë tij u bëra edhe e kundërta e tij, sepse lufta e përjetshme babai me djalin, dhe djali me babanë.

-Prandaj u bëtë demokrat dhe jo komunist, apo jeni social demokrat?

Rama- Nuk e di realisht, është e vështirë të përshkruaj veten. Por u bëra një njeri që e donte me çdo kusht lirinë e vetë. Dhe më kujtohet këtu ardhja ime e parë në Amsterdam. Isha i angazhuar në lëvizjen kundër regjimit që e pati shkëndijën e parë në Akademinë e Arteve. Unë nuk doja të merresha me politikë por shijova lirinë, shisja piktura dhe udhëtoja në disa vende të botës. Më kujtohet kur erdha në Amsterdam në 1992 dhe mora në telefon familjen nga një kabinë dhe i thashë tani e di çka është liria. Jam në Amsterdam dhe ky është një vend ku merr frymë lirie, nuk është e njëjta gjë, është një vend ndryshe. Unë në fakt vuaj nga astma dhe jam i mirë të njoh shkallët e ndryshe të frymëmarrjes dhe në atë kohë ishte vendi i 7 apo 8 që vizitoja dhe ishte liria e vërtetë.

Të fundit

Baba Mondi “bekon” punimet e shtëpisë-muze të Agollit: Personalitet i kombit

Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, u hodhën themelet e Shtëpisë-Muze që do...

Zjarri rrezikon banesat në Kalasë, MB: Në aksion një helikopter Black Hawk

Në Kalasë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar. Ministria e Mbrojtes bënë me...

“Po punon për shpenzimet e maturës!” Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

Mësuesja kujdestare e Aronit 18-vjeçar i cili sot ra pre e dhunës barbare të Adrian Isufit me detyrë efektiv i Policisë së Dibrës (tani...

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: E mirë për të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian pas një takimi të shkurtër me Presidenten e Komisionit...

Kur Shqipëria stërviste udhëheqësit e Palestinës

YLLI MOLLA - Udhëheqësi i Palestinës, Jaser Arafat, ka kryer stërvitje ushtarake edhe në Shqipëri. Gjatë vizitave të shpeshta në Tiranë, lideri me...

Lajme të tjera

Web TV