“Më zgjove nga gjumi”/ Qytetari i nevrikosur dhunon punonjësin e pastrimit të plehrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punonjës i sektorit të pastrimit ka rënë pre e dhunës teksa ishte duke punuar në Selanik, Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:30 të mëngjesit të së shtunës, kur punonjësi ishte së bashku me kolegët e tij duke grumbulluar mbeturinat nga koshat e një lagjeje.

Siç raportojnë mediat greke, në këtë moment një qytetar i nevrikosur ka dalë në ballkon duke u bërtitur dhe duke i ofenduar punëtorët, pasi ata e kishin zgjuar nga zhurma që makina e mbeturinave bënte. Mirëpo, ai nuk u ndal këtu, pasi më pas doli nga shtëpia e tij dhe goditi me grushte njërin prej punonjësve të komunës, duke e goditur në fytyrë, e duke i thënë “më zgjove”.

Skenat e panikut mobilizuan kalimtarët të cilët nxituan të tërhiqnin qytetarin nga punëtori, i cili ishte në gjendje shoku nga sulmi dhe madje kishte të nxira në fytyrë nga goditjet.

Të fundit

“Je ujk i maskuar si diplomat”/ Përplasje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të...

Sulmi i hakerave në Bashkinë Tiranë, reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Hakerat iranianë sulmuan ditën e sotme faqen e Bashkisë së Tiranës, duke e nxjerrë jashtë funksionit. Grupi i hakerave “Homeland Justice” pranoi se fshihet...

Teherani i hapur për kufizime, por jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

Teherani është i gatshëm të diskutojë për vendosjen e disa kufizimeve mbi programin e tij të pasurimit të uraniumit, por përjashton mundësinë e një...

Belshi, sërish kryeqyteti i çiklizmit përfundon me sukses Kampionati Kombëtar Individual

Belshi është kthyer sërish në epiqendrën kombëtare të çiklizmit duke pritur për të disatin vit radhazi Kampionatin Kombëtar Individual të Çiklizmit, një nga eventet...

Irani fut në sherr Donald Trump me shefen e Inteligjencës amerikane

Në bordin e Air Force One të hënën vonë në mbrëmje, pasi u largua me nxitim nga takimi i G7 në Kanada, Presidenti Donald...

Lajme të tjera

Web TV