Real Madridi nuk mendon për rinovimin e Marco Asensio

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marco Asensio rikthehet sot në stërvitje me Real Madridin dhe është një nga lojtarët që nuk është i sigurt për të ardhmen e tij te galaktikët. Kontrata e tij përfundon në vitin 2023 dhe vetë Asensio nuk e përjashtoi mundësinë që të vazhdojë deri në fund të kontratës vitin e ardhshëm dhe të largohet falas.

Një mundësi që Real Madrid e konsideron si më realen, klubi i bardhë e sheh atë më afër vazhdimit këtë vit sesa largimit. Dhe jo vetëm kaq, por sipas këtij stacioni, Real Madrid nuk ka ndërmend t’i ofrojë asnjë propozim rinovimi. Marco Asensio dëshiron të ketë minuta për të shkuar në Kupën e Botës në Katar dhe nuk është i sigurt se kjo do të ndodhë te Real Madrid. Spanjolli ka parë sesi Rodrygo ka avancuar në preferencat e Ancelottit dhe se Valverde është i zgjedhuri nga trajneri për të startuar në krahun e djathtë. Me këtë panoramë, Marco Asensio nuk duket se do të ketë shumë minuta në njëmbëdhjetëshen e parë. Ka disa skuadra që kanë shfaqur interes për Asension, por për momentin nuk ka asnjë ofertë. Ditët e fundit lojtari do të kishte vendosur të qëndronte tek Real Madrid dhe madje të rinovonte, por klubi nuk e sheh të qartë këtë rinovim.

Çelësi për të ardhmen e Marco Asensio është biseda që ai do të bëjë me Carlo Ancelottin, i cili do të shpjegojë se cili do të jetë roli i tij në ekipin madrilen këtë sezon. Më vonë do të jetë Asensio ai që do të vendosë se çfarë do të bëjë.

Të fundit

3 duelet më të forta në zgjedhjet e 11 majit, beteja brenda PS dhe PD

Zgjedhjet e 11 Majit përpos fitores së Partisë Socialiste, prodhuan edhe “luftë” për mandate brenda vetë partive, si te...

Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

Dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar Partinë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare. Numërimi i votës së diasporës përfundoi këtë të...

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte në muzeun ukrainas

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte dhe sende të tjera nga një muze në Kherson gjatë tërheqjes së tyre të vitit 2022, sipas Administratës Ushtarake...

Milani i bën daljen Igli Tares, del emri i ri për rolin e drejtorit sportiv

Milani është shumë pranë emërimit të një drejtori të ri sportiv dhe sipas raportimeve të fundit nga 'Gazzetta dello Sport', emri që kryeson listën...

Çobanët e Kukësit punësohen në Dragash të Kosovës, pagat janë më të larta përtej kufirit

Në një mëngjes të freskët pranveror në bjeshkët e Dragashit, në jug të Kosovës, tingulli i fyellit përshkon kullotat alpine. Është Halil Disha nga Novoseja...

Lajme të tjera

Web TV