Pas telasheve me Moskën, kryeministrja finlandeze relaksohet në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kryeministrja e Finlandës Sana Marin ka zgjedhur të pushojë në një hotel SPA në Itali, dikur i ‘preferuar’ edhe nga Silvio Berlusconi”,shkruan The Times.

Kryeministrja 36-vjeçare është regjistruar në Villa Soligo, një vilë e shek. 18-të e vendosur në një zonë në rajonin Veneto të Italisë. Pas një pranverë të ngarkuar me sfida të ndryshme dhe përplasjeje duke sfiduar edhe presidentin rus Vladimir Putin, rreth anëtarësimit në NATO.

Sana Marin ka udhëtuar në Itali me partnerin e saj Markus Raikkonen, ndërsa kujtojmë se foto të saj në një festival muzikor Ruisrock në një ishull finlandez, u bënë virale.

Megjithatë pavarësisht ‘oreksit’ të Berlusconit për një jetë luksoze, hoteli i rikonstrukturuar së fundmi nuk është enklavë për super të pasurit, pasi për një natë një dhomë dyshe luksoze mund të kushtojë 202 euro.

 

 

Zonë është e përshtatshme dhe të jep mundësinë të lëvizësh me biçikletë nëpër vreshtat rrëzë Alpeve.

“Është një vend magjepsës në zemër të vendit që ka tërhequr edhe njerëz si Berlusconi apo edhe aktori Marcello Mastroianni”, ka thënë guvernatori i Venetos Luca Zaia.

“San Marin darkoi në restorantin e hotelit të drejtuar nga shefi i famshëm Tino Vettorello. Turizmi po lulëzon”, ka thënë ai.

Prej kohësh udhëheqësit europianë kanë favorizuar Italnë për pushimet verore, mes tyre edhe ish-kancelarja Angela Merkel e cila vizitonte rregullisht ishin Ischia.

Të fundit

Shqipëria jonë, me fustanin violet dhe kokën blu

Alba Malltezi Është interesante harta zgjedhore që del nga votimet e 11 majit 2025: Shqipëria jonë elegante, me kokën blu...

U vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri, policia arreston 37-vjeçarin!

Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili u paraqit me plagë në trup në spitalin e Lushnjës. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se...

Burgu i Durrësit, “bastion” i Partisë Socialiste

Është mbyllur numërimi për qendrën e votimit në Burgun e Durrësit, ku Partia Socialiste ka marrë shumicën dërrmuese të votave. Sipas shifrave zyrtare, PS ka...

I vuri flakën shtëpisë së kryeministrit, arrestohet 21-vjeçari

Një i ri 21-vjeçar është vënë në pranga nën dyshimin se ka ndezur zjarr në banesën e kryeministrit britanik Keir Starmer, e cila ndodhet...

Aksidenti që shkaktoi vdekjen e një turisteje me motor, arrestohet shoferi i automjetit

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për aksidentin rrugor të ndodhur ditën...

Lajme të tjera

Web TV