Vulin: Një shërbim i huaj po më kërkon ta lë politikën, të bëhem spiun i tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, po pretendon se “një nga shërbimet më të mëdha të inteligjencës në botë, që nuk është më e madhja” e ka informuar se qëndrimet e tij politikë janë të papranueshme dhe që nëse nuk ndryshon dhe braktis politikën ndaj Vuçiçit atëherë ai nuk do të jetë më pjesë e qeverisë, shkruan N1.

Këto deklarata Vulin i ka bërë në TV Pink, duke thënë se ky shërbim inteligjence e ka paralajmëruar se do të bëjnë gjithçka për ta rrëzuar duke organizuar një fushatë mediatike kundër, nëse nuk i ndryshon qëndrimet politike.

“Vuçiç është informuar rreth kësaj nga shërbimet tona të inteligjencës, që kjo është përgatitur dhe unë pres një sulm masiv javën e ardhshme”, ka thënë Vulin.

Vulin ka thënë se kushti ka qenë që “të pranojë të punojë për ta, ta lë politikën’. Por thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Vulin ka thënë se ata janë të shqetësuar për qëndrimet e tij për “Botën Serbe”, qëndrimet ndaj BE-së dhe Rusisë.

“Unë punoj vetëm për popullin serb dhe shtetin serb”. Unë i jam besnik presidentit të të gjithë serbëve – Vuçiq”, ka thënë Vulin. /Express/

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV