Loro Boriçi, 100 vjetori i legjendës së futbollit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si sot 100 vite më parë, më 4 gusht 1922, lindi në Shkodër legjenda e futbollit shqiptar, Loro Boriçi! Padyshim, figurë e jashtëzakonshme dhe personaliteti më i madh në historinë e futbollit shqiptar e një nga njerëzit me më shumë kontribute në zhvillimin e futbollit në vendin tonë me një karrierë të lavdishme.

Loro kreu shkollën në Kolegjin Saverian në Shkodër, një institucion arsimor që i përkiste kishës katolike që kishte arsimim të përgjithshëm normal. Spikati që në moshën 15-vjeçare për aftësitë e tij teknike dhe u bë menjëherë pjesë e Vllaznisë, ku luajti për disa sezone.

Më pas, u transferua në Itali me vëllain e tij më të madh, Markun, dhe u regjistrua në fakultetin e drejtësisë në Romë për të ndjekur studimet në fushën e jurisprudencës.

Në vitin 1941 Loro u bë pjesë e klubit të Lazios dhe pas një sezoni të parë të vështirë arriti formacionin e ekipit të parë duke luajtur 19 ndeshje e shënuar 6 gola në kampionatin elitar të Italisë.

Asokohe në Serinë A ishin edhe disa futbollistë të tjerë shqiptarë që luanin me klubet italiane si Riza Lushta i Juventusit, Naim Kryeziu i Romës, Hilë Staka i Bolonjës apo Sllave Llambi me Interin.

Me përfundimin e luftës Loro Boriçi vendosi të kthehej në Shqipëri dhe u transferua te Vllaznia, ku u shpall dy herë kampion më 1945-n dhe 1946-n. Debutimi i tij me Kombëtaren shqiptare do të vinte në miqësoren ndaj Malit të Zi, të luajtur në gusht të vitit 1946.

Loro Boriçi ishte protagonisti kryesor dhe kapiteni që udhëhoqi Kombëtaren e Shqipërisë në fitoren historike të Ballkaniadës së vitit 1946 në Tiranë, duke mposhtur skuadra me emër si Rumania e Bullgaria.

Në 1949 mbërrin në Tiranë për shërbimin ushtarak, ndonëse ishte 27 vjeç dhe luajti për Partizanin. Fitoi edhe dy tituj kampion (1949, 1954), ndërsa në sezonin e fundit si futbollist aktiv luajti edhe për Spartakun e Tiranës. Në vitin 1956 u caktua trajner i Partizanit dhe më 1957-n, trajner i kombëtares, të cilën me shkëputje e drejtoi deri në prag të viteve 80-të. Në fakt, Loro Boriçi mban edhe një tjetër rekord të veçantë si trajneri më jetëgjatë Kombëtares shqiptare.

Lexo edhe :  "Messi nuk më foli për tre muaj, pastaj..."

Në 1960 u shkollua për trajner në Institutin e Fizkulturës dhe Sporteve në Bullgari, në Sofie, dhe si trajner do të shpallej kampion në vitet 1963, 1964, 1971 me Partizanin.

Gjithashtu, si trajner ka fituar Kupën e Republikës në 1964, 1966, 1968 e 1970, Kupën Ballkanike me Partizanin në 1970, Kampionatin Ballkanik me ekipin Shpresa më 1977. Boriçi fitoi edhe medaljen e argjendit me Partizanin në Lojërat e Ushtrive mike në Hanoi më 1963.

Nga viti 1972 e deri në vitin 1975 punoi në Kinë për të ndihmuar në zhvillimin e futbollit kinez, për t’u rikthyer në eksperiencën e tij të fundit ë krye të stolit të Kombëtares. Loro Boriçi u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare më 25 prill të vitit 1984 pas një sëmundje të rëndë.

I nderuar me titujt sportiv “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner Kombëtar”, “Nderi i Sportit Shqiptar” si edhe i dekoruar nga Presidentët e Republikës me urdhrin “Naim Frashëri” Klasi i Parë dhe Urdhri i Artë “Naim Frashëri”, dekorata “Mjeshtri i Madh i Punës”, urdhri “Nderi i Kombit” dhënë më 30 dhjetor 2012 me motivacionin:

“Me përkushtim të rrallë, duke e konsideruar sportin si një mision jetik për t’i shërbyer Shqipërisë me talentin e tij të rrallë, ai ishte dhe mbetet ikona e futbollit shqiptar”. Emrin e Loro Boriçit mban sot edhe stadiumi kombëtar i Shkodrës.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV