Rashford duket larg, PSG ofron 70 milionë euro për superyllin e Milan-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi liroi Angel di Marian, i tregoi derën Mauro Icardi-t dhe shiti Arnaud Kalimuendo, Paris Saint-Germain dëshiron të mbyllë merkaton e verës me një goditje të madhe në sulm.

Prioriteti i parizienëve është Marcus Rashford, tashmë i kërkuar në kohën e negociatave komplekse për rinovimin e Kylian Mbappe.

Megjithatë, sot, Manchester United ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend ta privojë veten nga xhevahiri i tyre (kontrata i skadon në vitin 2023) nëse nuk vjen një ofertë e çmendur.

Propozim që Luis Campos do të ishte i gatshëm ta bënte vetëm për një lojtar tjetër, pikërisht Rafael Leao, të cilin njeriu i merkatos i PSG-së e njeh mirë që nga koha e Lille.

Sipas RMC Sport, një ofertë prej 70 milionë eurosh për portugezin është gati dhe Abdou Diallo, objektivi i Milan-it në merkato, gjithashtu mund të jetë pjesë e operacionit.

Të fundit

Rama poston me simbolikë dhe apelon:Voto 5-n me të dyja duart, të majtën dhe të djathtën!

Kryeministri Edi Rama apelon për votë përtej të majtës dhe të djathtës, me numrin 5 të shënjuar, PS-në dhe...

FOTOT/ Imazhet satelitore para dhe pas tërmetit shkatërrues në Myanmar

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Myanmarin të premten është rritur në 1644. Sipas vlerësimeve fillestare nga Qeveria e Unitetit Kombëtar...

Vendi më i izoluar në Tokë

Në një cep të largët të Oqeanit Paqësor ndodhet Pika Nemo, vendi më i izoluar në Tokë, aq sa shpesh astronautët në Stacionin Ndërkombëtar...

Qeveria u “futet turistëve në shtrat”, si referenca po çorodit turizmin

Qeveria vendosi dy referenca për efekt taksimi të hoteleve duke pasur parasysh dy periudha të ndryshme të vitit. Në prill-tetor, kjo referencë do të...

Zgjedhjet e 11 majit/ 6500 forca policore në gadishmëri për mbarëvajtjen e procesit

Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 11 majit do të angazhohen 6500 forca policore, të cilat po trajnohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për rolin...

Lajme të tjera

Web TV