“Topi i Artë i ardhshëm”/ Tek Bayerni janë të gjithë të dashuruar pas Musiala-s.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jamal Musiala është lojtari i momentit te Bayerni i Mynihut. Ylli 19-vjeçar i kampionëve të Gjermanisë ka shkëlqyer edhe në  suksesin e radhës të bavarezëve  në Bundesligë kundër Wolfsburg-ut. Ai ka shënuar një tjetër gol, duke e çuar në 4 numrin e rrjetave në 3 ndeshjet e para zyrtare në sezon. Kjo ka bërë që e gjithë  Gjermania të flasë për talentin e Bayern-it.

Madje, në Gjermani kanë shkuar përtej limiteve, duke nënvizuar se nëse ecën me të njëjtat ritme, Musiala shumë shpejt do të jetë fituesi i “Topit të Artë”.

Drejtori i Bayern-it, Hasan Salihamixhiç, ka qenë i pari që ka përgëzuar talentin e bavarezëve pas golit ndaj Wolfsburg-ut të  dielën pasdite. “Jamal ka bërë një tjetër ndeshje shumë të mirë dhe ka shënuar. Të gjithë flasin për një talent, por unë di të them se Musiala është shumë më tepër se thjesht një talent. Shpresoj të vijojë me këto ritme, sepse ai ka shumë për të përmirësuar dhe për të dhënë për Bajernin”, ka thënë drejtori i bavarezëve.

Edhe shefi i Bayern-eit, Oliver Kahn, nuk ka lënë pa përgëzuar talentin e tij. Por si gjithnjë kërkues, Kahn ka shtuar se pret edhe më shumë nga 19-vjeçari. “Sapo ka mbaruar takimi e kam takuar dhe e kam përgëzuar. Por nga ana tjetër ia kam bërë të qartë se prej tij presim edhe më shumë.

Ai e ka nisur mjaft mirë takimin dhe niveli që po tregon në lojë në këto ndeshje të para është vërtet i mahnitshëm. Gola si ai kundër Wolfsburg-ut nuk i shihni çdo ditë, ishte i shkëlqyer. Ajo që më bën më shumë përshtypje tek ai është qetësia në të bërit të gjërave. Tani gjithçka flet për të. Jam i bindur se e pret një e ardhme e madhe përpara, por natyrisht që duhet punë, shumë punë për të arritur majat”, ka këshilluar shefi i kampionëve të Gjermanisë.

Lexo edhe :  Lojtari shqiptar bie dakord me Igli Taren, gati kontrata 2,4 mln euro në vit te Milani

Por ka dhe komente që shkojnë përtej përgëzimeve të momentit. I tillë ka qenë reagimi i legjendës së Bayern-it dhe Gjermanisë, Lotar Mateus. Duke folur për televizionin “Sky Deutschland”, Mateus është shprehur i bindur se e ardhmja është e Musialës dhe se një ditë ai do të shpallet lojtari më i mirë në botë. “Unë këndoj se herët a vonë do të fitojë ‘Topin e Artë’, do të bëhet lojtari më i mirë në botë. Ai i ka të gjitha kapacitetet dhe mundësitë për ta bërë një ëndërr të tillë realitet. E krahasoj atë me shumë lojtarë në moshën e tij e që më pas kanë fituar gjithçka. Dhe mund të them se Musiala qëndron edhe më lart. Çelësin për t’u bërë më i miri e ka vetë ai.

Nëse do të qëndrojë me këmbë në tokë dhe do të punojë fort do të bëhet shumë shpejt më i miri në botë, për këtë jam i bindur”, ka komentuar Lothar Mateus.

Të fundit

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar...

Rama promovon bukuritë e Linit: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur...

Klaudius Ptolemaios – Mjeshtri i Universit dhe rrënjët e një emri

Viti 90 pas Krishtit – Në qytetin e Aleksandrisë, atëherë pjesë e provincës romake të Egjiptit, lindi një nga mendjet më të ndritura të...

Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen...

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi botimin “Karakteristikat e...

Lajme të tjera

Web TV