Marrëveshja për dokumentet/ Vuçiç i palëkundur: Thjesht kompromis, nuk e njohim Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbsë, Aleksandar Vuçiç e cilësoi pozitive marrëveshjen e arritur për dokumentet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Megjithatë, Vuçiç theksoi se marrëveshja është verbale dhe se nuk do të thotë është njohur Kosova si shtet i pavarur, shkruan Euronews Serbia.

“Arritja e marrëveshjes për dokumentet është një gjë e mirë për ne, është një marrëveshje verbale, mendoj se kemi arritur të korrigjojmë diçka, kemi luftuar për shtetësinë serbe në Kosovë. Dokumentet e Serbisë janë të vlefshme për Kosovën, kemi gjetur interpretimin më të mirë, që është se serbët në Kosovë kanë të drejtën e dokumenteve nga Serbia”, u shpreh presidenti serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se vendi është i interesuar që të arrihet marrëveshje me Serbinë, e cila do të kishte në qendër njohjen reciproke.

Sipas tij, në mungesë të një marrëveshjeje, Kosova do të vendosë reciprocitet të plotë. Të shtunën, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Lajmi është dhënë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter. Tashmë qytetarët e dy vendeve mund të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.

Të fundit

Luftojnë 6 sëmundjet e përhapura, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë...

14 marsi dita e Verës, Elbasani nis përgatitjet për festën tradicionale (VIDEO)

Qyteti i Elbasanit, i njohur si kryeqendra e Ditës së Verës, ka nisur përgatitjet për festën tradicionale të Ditës së Verës. Sic raporton gazetari i...

Kanceri po prek edhe fëmijët, mjekët: 50 % e rasteve janë me leuçemi

Çdo ditë më shumë se 1000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohen me kancer, duke bërë kështu që kjo sëmundje të jetë një ndër shkaktarët...

Nga leja vjetore te…./ Rregullorja e re e Policisë së Shtetit

Shtohen kompetencat e policisë së shtetit. Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, tashmë botuar në Fletoren Zyrtare detajon me thollësi kompetencat, mënyrën e...

E ardhmja e investimeve, si Shqipëria po mbetet pas

Europa Lindore dhe Qendrore po shënon një transformim thelbësor, teksa këto vende nga zona tradicionale prodhuese me kosto të ulëta po kthehen në qendra...

Lajme të tjera

Web TV