E kryer/ Inter transferon qendërmbrojtësin Francesco Acerbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Francesco Acerbi në Inter, më në fund. Dita e fundit e merkatos u bë e dobishme për kompletimin e skuadrës së Simone Inzaghit, i cili i kishte kërkuar 34-vjeçarin për të kompletuar skuadrën.

Steven Zhang i ka dhënë ‘OK’ operacionit dhe tashmë drejtuesit e Interit, në seli me agjentin e tij Pastorello, kanë depozituar detajet për transferimin.

Marrëveshja mbyllet me një huazim të lirë me të drejtë blerje, në mënyrë që të lejojë Interin të mos ketë asnjë shpenzim të menjëhershëm dhe më pas të vlerësojë mundësinë e integrimit të Acerbit në skuadër për disa vite.

Roli i Simone Inzaghit dhe Giuseppe Marotta ishte thelbësor në këtë fazë, pasi ata i bënë pronarët të kuptojnë rreziqet e fillimit të një sezoni pa një rol rezervë si qendërmbrojtës.

Me vetëm një dëmtim, në fakt rrezikohej të cenohej qëndrueshmëria e prapavijës. Mbi surprizat e minutës së fundit, skuadra e Inzaghit është kompletuar, me disa vështirësi më shumë se sa pritej.

 

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV