Medvedev kërcënon Perëndimin: Shpërbërja e Rusisë do të sillte fundin e botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka akuzuar Perëndimin se po luan një “lojë shahu me vdekjen” duke mbështetur Ukrainën, sipas The Guardian.

Medvedev, i cili tani shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, akuzoi vendet perëndimore se po përpiqen të përfitojnë nga konflikti për të shpërbërë Rusinë dhe se përpjekje të tilla mund të çojnë në fundin e botës.

“Ata po bëjnë gjithçka që institucionet shtetërore të Rusisë të mos funksionojnë,” tha ai. “Të privosh vendin nga qeverisja efektive, siç ndodhi në vitin 1991. Dhe, si rezultat, të eliminosh Rusinë nga fusha politike”.

Ai shtoi se përpjekjet e tilla janë jashtëzakonisht të rrezikshme,  sepse injorojnë një aksiomë të thjeshtë: “shpërbërja e dhunshme e një fuqie bërthamore është gjithmonë një lojë shahu me vdekjen”.

Ai gjithashtu e përshkroi arsenalin bërthamor të Rusisë si “garancia më e mirë për ruajtjen e Rusisë së Madhe”.

Të fundit

Ditët e nxehta të verës, Policia Bashkiake shpërndan ujë për qytetarët në Shkodër

Që prej qershorit vendi ynë është përfshirë nga i nxehti përvëlues, ku dita e sotme shënoi kulmin e saj...

“Korja e Tokës po zhduket nën këmbët tona…”/ Alarmon eksperti, ja çfarë mund të ndodhë

Korja e Tokës po zhduket pikërisht nën këmbët tona dhe shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë këtë. Dr.Brenhin Keller nga Departamenti i Shkencave...

2 korrik 1964: Presidenti Lyndon B. Johnson nënshkruan Aktin e të Drejtave Civile

Më 2 korrik 1964, në një moment historik për demokracinë dhe barazinë në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Lyndon B. Johnson nënshkroi Aktin e të...

Berisha në takimin me zyrtarët e lartë të OSBE: Duhet qeveri teknike para se të jetë vonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Pia Kauma dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj,...

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve

Dasma e fundit e pronarit të Amazon Group, Jeff Bezos, ka ngjallur mjaft polemika në lidhje me mundësinë e izolimit të një qyteti për...

Lajme të tjera

Web TV