Kampionatet kryesorë të europës vazhdojnë të luhen dhe ekipet “BIG” nuk janë të gjitha në krye të tabelës, pasi ky sezon po premton surpriza.
Në Premier League, Arsenal,Manchester City, Tottenham dhe Brighton plotësojnë top 4, të ndjekur nga Manchester United në vendin e 5.
Në LaLiga, Real Madrid, Barcelona, Villareal dhe Betis plotësojnë vendet e Champions League, të ndjekur më pas nga Osansuna në zonën e Europa League dhe Bilbao në vendin e gjashtë.
Në Seria A, Napoli, Milan, Atalanta dhe Udinese vendosen për momentin në zonën e Champions, të ndjekur nga Roma në zonën e Europë, e më pas me Interin në zonën e Conference League.
Në Bundesligën gjermane, Freiburg mban vendin e parë, i ndjekur nga Dortmund, Bayern, Union Berlin, e më pas Mainz dhe Koln.
Në Ligue 1 franceze, PSG vazhdon dominimin, i ndjekur nga Marseille me pikë të barabarta, e më pas vjen Lens, Lyon dhe Lille.