Merkatoja verore shumë e shtrenjtë e zhvilluar nga drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk ka pasur “lehtësim” nga kursimet e pagës së rëndë të CR7, i cili duket se ka nisur rolin e rezervës luksoze për t’u dërguar në fushë vetëm në segmentet e fundit të ndeshjeve, ose kush e di, ndoshta në Europa League.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Ronaldo duhet të mbajë mbi kurriz edhe ironitë e rrjeteve sociale, jo nga ndonjë fans, por nga komentues të shquar dhe me ndikim, si Jamie Carragher. Përplasja mes Ronaldos dhe ish-mbrojtësit të Liverpool-it, i cili tashmë punon për “Sky Sports” dhe është shumë aktiv në rrjetet sociale, duket e destinuar të vazhdojë pas sfondit të javëve të fundit.
“Si do të bëjë Manchester United pa golat e Ronaldos?” – është në fakt përmbajtja e “tweet”-it, dukshëm ironik, që ish-kapiteni i “Reds” publikoi pak orë pas përfundimit të ndeshjes mes “Djajve të Kuq” dhe Arsenalit, të fituar 3-1 nga skuadra Ten Hag, me disa fitore radhazi, duke iu shkaktuar “Topçinjve” disfatën e parë të sezonit.
Për Ronaldon, i cili hyri në momentin kur rezultati ishte 1-0 për Manchester United, kishte vend vetëm në 30 minutat e fundit të lojës. Ai hyri në vend të Antony, që kishte zhbllokuar ndeshjen. Sidoqoftë, Cristiano nuk pati ndikim në aksionet e golave të tjerë të skuadrës së tij.
Prandaj, ironia e Carragher është e qartë, i vendosur për të nënvizuar se si veprat e numrit 7 më të famshëm në botë janë gjithçka tjetër, veçse thelbësore për fatin e ekipit. Episodi vjen disa ditë pas mungesës së shtrëngimit të duarve të Ronaldos me vetë Carragher, i pranishëm në stadiumin e ndeshjes mes Manchester dhe Liverpool.
Cristiano, gjatë nxehjes, shkoi dhe takoi e bisedoi me ish-shokun e skuadrës Phil Neville, duke përshëndetur gjithashtu Roy Keane, por injoruar Carragher. Të tre ishin në transmetim direct në TV, nga fusha e blertë, ndaj ky moment bëri xhiron e botës.
Ky injorim nga portugezi ishte përgjigje e një tjetër postimi helmues të ish-mbrojtësit, i cili në fillim të gushtit kishte deklaruar: “Asnjë klub europian nuk e do Ronaldon, i cili nuk është më lojtari që ka qenë”.
Tani, le të shihemi në episodin e radhës, cila do të jetë kundërpërgjigja e CR7…