Një Land Rover Ceremonial i vitit 1958, i cili është pjesë e Koleksionit Historik Kombëtar në Muzeun Kombëtar të Australisë, është një nga gjashtë makinat identike të ndërtuara në Sydney, posaçërisht për shërbimet mbretërore.
Sipas detajeve të publikuara nga RELMR (The Registry of Ex-Military Land Rovers) tetë makina ishin ndërtuar nga Land Rover për këtë turne, me një prej tyre e cila u la për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, një e dërguar në Zelandën e Re dhe gjashtë prej tyre në ekspeditë me vela në Bermuda në nëntor të vitit 1953 dhe në Gjibraltar në maj të vitit 1954.
E ndërtuar me një shasi prej 2187mm të Land Rover,e cila ishte e re për vitin 1954, Royal Review Land Rovers përdori një motor 2.0 litërsh me katër cilindra dhe të gjithat përfunduan me një nuancë të thellë vere e quajtur Royal Claret. Në vitin 1958, qeveria australiane e porositi flotën e saj të Land Rover-ëve ceremonial për t’u përdorur për vizitat e ardhshme mbretërore dhe personaliteteve të larta. Kërkesa përkoi me vizitën e Mbretëreshës e planifikuar për më vonë gjatë atij viti.