Gati lufta me Greqinë? Biden do t’i shesë Erdoganit “bishat” luftarake

Presideni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka marrë kritika të ashpra nga redaktori i gazetës “Washington Examiner” për iniciativën e tij për t’i shitur Turqisë avionë luftarakë F-16.

Nëpërmjet një artikulli redaktori krtitikon qëllimin e administratës së Bidenit për t’u shitur armë vendeve që punojnë kundër interesave të SHBA-ve dhe që sipas tij nxitin terrorizëm.

Në veçanti artikulli i referohet Turqisë dhe Pakistanit.

Sipas artikullit presidenti turk po kërkon para ruse për të financuar fushatën e tij për zgjedhjet e ardhshme në Turqi.

“Turqia ka më shumë gjasa të përdorë F-16 për të kërcënuar Greqinë ose Armeninë”, shkruhet në Artikull.

Shitja e pajisjeve ushtarake Turqisë ka pasoja më të mëdha, vazhdon artikulli.

Ndërsa Turqia po kalon periudhë tranzicioni, ka shumë më tepër gjasa të përdorë F-16 për të kërcënuar Greqinë ose Armeninë sesa për të mbrojtur NATO-n kundër rusëve që janë partnerët e saj ekonomikë, ndërkohë që SHBA-të që ofrojnë ekspertizë ushtarake për Turqinë ose Pakistanin është sikur ta japin indirekt këtë njohuri. -si në Moskë apo Pekin, theksohet.

Kohët e fundit ka pasur një shtim të tensioneve mes dy shteteve, ku një varkë peshkimi turke u qëllua nga rojet bregdetare greke si edhe pati raportime se raketat S-300 të Greqisë në Kretë mbajtën në shënjestër për disa minuta avionët turq në Egje, shkruan abcnews.al.

Turqit kërkojnë nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa së fundmi grekët janë armatosur rëndë përballë kërcënimeve të fqinjëve për luftë.

Situata duket serioze, aq sa ekspertët e sigurisë theksojnë se një luftë Greqi-Turqi është e pashmangshme dhe ajo do të ndodhë shumë shpejt.

Lexo edhe :  Surprizë në Bjellorusi: Ushtarakë amerikanë ndjekin manovrat ruso-bjelloruse

Një faktor tjetër që vlerësohet nga ekspertët si shkaku që mund të ndezë zjarrin nga ana turke lidhet me faktin se Turqia do të shkojë në zgjedhje në pranverën e ardhshme dhe partia në pushtet nuk i ka aspak punët mirë për shkak të korrupsionit masiv dhe çmimeve të larta. Kështu, sipas tyre, mund të kërkohet nxitja e një problemi të jashtëm për të harruar problemet e brendshme.