Mundësia e “artë”/ Dëmtohet Calhanoglu, Asllani dhe Mkhitaryan marrin dirigjencën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi duket se i ka lënë pas tri disfatat e këtij sezoni (Lazio, Milan e Bayern) pas rikthimit te fitorja fillimisht në kampionat ndaj Torinos e më pas edhe në Champions League ndaj Viktoria Plzenit.

Pikërisht kur mekanizmat e Inzaghit nisën të funksiononin, një dëmtim mund t’ia prishë planet trajnerit zikaltër.

Hakan Calhanoglu ka pësuar një tërheqje muskulare në kofshën e majtë, një dëmtim jo i panjohur në Appiano Gentile.

E njëjta diagnozë po mban larg fushave edhe Romelu Lukakun që prej javës së fundit të gushtit, një shembull aspak optimist.

Por pavarësisht se pritet që edhe rikuperimi i turkut të ketë të njëjtin ritëm me atë të belgut, e sigurt deri më tani është mungesa e tij në ndeshjen e së dielës ndaj Udinezes.

Edhe pse të tjera ekzaminime më të thelluara do të bëhen javën e ardhshme dhe do të përcaktojnë saktë kohën e rikthimit të tij, mesfushori do të ketë në favor pauzën e kombëtareve falë së cilës nuk do të humbasë shumë ndeshje të zikaltërve.

Nëse do të konfirmohet ndalesa njëmujore si në rastin e belgut, rreziku për Calhanoglu është që jo vetëm të humbasë sfidën me Romën, por edhe dy ndeshjet e radhës në Champions ndaj Barcelonës.

Por deri atëherë, Inzaghi duhet të plotësojë fillimisht boshllëkun që do të lërë 28- vjeçari ndaj friulanëve të dielën, kur ishte projektuar titullar.

Tani kartat në dispozicion janë tri, por përveç Gagliardin-it, “të përfituarit” e mëdhenj mund të jenë Mkhitaryan e Asllani.

Mkhitaryan është në rolin e tij natyral në vendin e turkut, arsye për të cilën u afrua në skuadër.

Armeni, falë karakteristikave dhe përvojës, është patjetër në “pole” për të zëvendësuar Calhanoglu-në, aq më tepër pasi ka treguar se arrin t’ia transmetojë skuadrës gjithë eksperiencën dhe qetësinë e tij e jo më kot e ka nisur titullar ndaj Bayern-it në Champions.

Lexo edhe :  Martesa e Jorginos në rrezik? Bashkëshortja e tij e ardhshme takon ish-in e mesfushorit

Por Asllani nuk duhet anashkaluar. Inzagi specifikoi se elbasanasi mund të bënte edhe fantazistin, pavarësisht se e shikonte më shumë si zëvendës-Brozovic.

Zikaltrit, ama, mund të shfrytëzojnë të gjithë energjinë e 20- vjeçarit, që mund të luajë kudo në mesfushën me tre, madje mund të marrë edhe vendin e Barelës.

Kristjani, pak i përdorur deri më tani dhe që luan mirë me të dyja këmbët, mbart me vete efektin surprizë dhe është një xhol që Inzaghi mund të zgjedhë ta luajë në çdo moment.

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV