Ky është i vetmi shtet evropian që nuk po vuan nga kriza energjetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa gjithë Evropa është me “dhimbje koke”, ky vend vazhdon punën normalisht…

Për shkak të luftës në Ukrainë dhe një rreziku real të ndërprerjes së furnizimeve energjitike nga Rusia, Norvegjia është shndërruar në furnizuesen e parë me gaz të Bashkimit Evropian, që prej muajsh po përpiqet të diversifikojë burimet e furnizimit, në mënyrë që të reduktojë gjithnjë e më shumë varësinë e tij nga Rusia.

Norvegjia, një vend anëtar i NATO-s, por jo i Bashkimit Evropian, ka arritur të rrisë me shpejtësi prodhimin dhe të plotësojë një nevojë në rritje për zëvendësimin e gazit rus. Dhe për momentin por arkëton fitime të mëdha. Norvegjia është eksportuesja e shtatë më e madhe e naftës në botë, dhe e katërta më e madhe e gazit.

Sipas të dhënave nga instituti statistikor norvegjez, në 8 muajt e parë të këtij viti eksportet e gazit arritën vlerën e 775 miliardë koronave norvegjeze, rreth 77 miliardë euro, ose 315 për qind më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Në muajin gusht, eksportet e gazit arritën maksimumin e tyre historik:176 miliardë korona norvegjeze, ose 17 miliardë euro, gati 40 për qind më shumë se një muaj më parë, dhe 360 për qind më shumë se në gushtin e vitit 2021.

Në vitin 2021, Norvegjia eksportoi afro 113 miliardë metra kub gaz në Bashkimin Evropian dhe ishte furnizuesja e dytë pas Rusisë, e cila shiti 155 miliardë metra kub. Ndërkohë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ajo është bërë furnizuesja më e madh e Bashkimit Evropian.

Që nga fillimi i vitit, Oslo ka eksportuar gaz për një vlerë prej 60 miliardë eurosh, pothuajse 80 për qind të  gjithë eksporteve të gazit, dhe 304 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Por Norvegjia shtoi jo vetëm vëllimin e shitjeve, por ka përfituar edhe nga çmimet teje të larta të lëndëve të para.

Lexo edhe :  Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Në gusht, fitimet e saj ishin më shumë se 4 herë më të larta se në vitin 2021, krahasuar me vëllimet e shitjeve, që u rritën me vetëm 12.8 për qind. Qeveria norvegjeze parashikon se të ardhurat e nga nafta dhe gazi do të arrijnë në 100 miliardë euro këtë vit, një shifër kjo e jashtëzakonshme.

Po ashtu janë rritur edhe eksportet e naftës. Që nga fillimi i vitit, Norvegjia ka eksportuar 35 miliardë euro naftë, ose 61 për qind më shumë se vitin e kaluar. Duke pasur parasysh perspektivat e larta të fitimeve, Norvegjia pret që të ruajë nivelet aktuale të prodhimit të gazit deri në vitin 2030, njoftoi Ministri norvegjez i Energjisë, Terje Aasland, në fundin e muajit gusht raporton bota.al.

Të fundit

Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti...

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po përballet me një numër të madh zjarresh, duke përfshirë 29 vatra të evidentuara, nga të cilat 13...

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1...

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të...

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është:...

Lajme të tjera

Web TV