Nations League/Sfida me Izraelin, Broja: Nuk ndiej presion, kam luajtur futboll që 3 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të luajë në transfertë përballë Izraelit, sfidë e vlefshme për Nations League. Në konferencën për shtyp, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, u shpreh se skuadra do të japë maksimumin dhe do të hyjë në fushë vetëm për tre pikët.

“Mendimi im se këto dy ndeshje janë të rëndësishme dhe duhet fitorja dhe tre pikët në të dyja ndeshjet.

Trajneri e bën ekipin edhe në stërvitje po bëjmë disa skema për të fituar ndeshjen. Vetëm fitoren kemi në mendje dhe shpresojmë t’i marrim tre pikët. Më e rëndësishmja është fitorja. Se di të shohim. Atë e bën trajneri. Nëse më fut do të jap maksimumin dhe shpresoj me tre pikë.

Për mua nuk ka shumë presion, sepse po luaj futboll. Kam luajtur futboll që 3 vjeç. Nuk kam emocione. Luaj për qejf, për fitore dhe për të ndihmuar ekipin. Nuk ka fare presion.

Gjithmonë jam në formë. Bëj stërvitje çdo ditë. E dimë që është më e vështirë të hysh te ekipi i Çelsit se sa të luash te Sauthemptoni. Bëj stërvitje për çdo ditë edhe këtu në Shqipëri. Fizikisht jam mirë”, u shpreh Broja.

Të fundit

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të...

Lajme të tjera

Web TV