Italia mposht Hungarinë dhe rrëmben vendin e parë, barazim spektakolar në Angli-Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia ka arritur të fitojë pastër me rezultatin 0-2 përballë Hungarisë në shtëpinë e këtyre të fundit, duke u marrë po ashtu edhe vendin e parë në klasifikim.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 27′ nga Raspadori që do ishte edhe goli i vetëm i 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë, “Azzurët” dyfishuan rezultatin me Dimarcon në minutën e 52-të.

Minutat e mbetura do të administroheshin mirë nga të besuarit e Mancinit, që sigurojnë kështu kreun e grupit dhe kalojnë “final four”.

Anglia dhe Gjermania ka dhuruar spektakël në Wembley, në ndeshjen që vlente vetëm për prestigj. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola edhe pse rastet nuk munguan, por në 45 minutat e dyta u shënuan plot gjashtë të tillë, nga 3 për secilën skuadër.

Ishte Gjermania ajo që do ta kalonte e para në avantazh me Gundogan në minutën e 52, madje do të dyfishonte rezultatin në minutën e 67 me gol fantastik të Havartz.

Anglia “zgjohet” pas golit të dytë të “panzerave” dhe bën një përmbysje të çmendur, Shaw në minutën e 72′ dhe Mount në të 75′, do të shënonin dy herë për të barazuar, ndërsa në minutën e 83′ kapiteni Kane përmbys gjithçka.

Nuk ishte thënë të mbyllej me aq, Havertz shënon sërish në minutën e 87′ dhe barazon sërish shifrat, duke mbyllur këtë sfidë në mënyrë spektakolare.

Të fundit

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

E veshur me të kuqe, Dafina Zeqiri realizon setin fotografik të shtatzënisë

Këngëtarja shumë e njohur Dafina Zeqiri, me rastin e ditëlindjes së saj ka realizuar edhe fotosesionin dedikuar shtatzënisë ku shfaqet mahnitëse me barkun e...

Lajme të tjera

Web TV