Ronaldo nuk luajti asnjë minutë në derbi, Erik ten Hag tregon asyen pse nuk e inkuadroi

Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk luajti asnjë minutë në derbin që Manchester United u shkatërrua nga Manchester City me rezultat 6-3 në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Erik ten Hag është pyetur pas ndeshjes se përse nuk e inkuadroi yllin portugez në pjesën të dytë, derisa përgjigja e tij është interesante.

Strategu i Djajve të Kuq ka thënë se ai nuk e bëri një gjë të tillë, pasi kishte respekt për karrierën e tij të madhe (duke mos dashur ta turpërojë edhe atë).

“Nuk e inkuadrova për shkak të respektit për karrierën e tij të madhe”, ka thënë Ten Hag shkurtimisht.

Holandezi bëri të ditur se nga nesër do ketë ndryshime edhe më të mëdha në stërvitjet e United, duke paralajmëruar lojtarët e tij se çfarë i pret.

Kujtojmë se në ndeshjen ndaj Brentfordit, Ten Hag kishte detyruar lojtarët e Unitedit të vrapojnë afro 13 kilometra, distancë kjo e mbuluar nga lojtarët kundërshtarë.