Gati për luftë?!/ “Nxehet situata”, Koreja e Veriut lëshon raketë balistike mbi Japoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Harrojeni Ukrainën! Duket se bota ‘zien’ nga kërcënime për luftë në çdo cep të saj.

Së fundmi, Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë mbi Japoni, në atë që duket të jetë një përshkallëzim i qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit. Raketa balistike udhëtoi rreth 4,500 km (2,800 milje) përpara se të binte në Oqeanin Paqësor. Kjo është raketa e parë që Koreja e Veriut lëshon mbi Japoni që prej vitit 2017. Kjo largësi është e mjaftueshme për të qëlluar rajonin amerikan, Guam, nëse raketa do të merrte trajektore tjetër.

Ndërsa raketa u lëshua lart, qytetarët u paralajmëruan që të kinin kujdes nga mbetjet e raketës që mund të binin. Zyrtarët më vonë thanë se raketa balistike me rreze të mesme veprimi ra në Oqeanin Paqësor larg Japonisë dhe nuk raportohet për të lënduar.

Lëshimi i raketës vjen pasi Japonia, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë punuar së bashku për të forcuar mbrojtjen e tyre, në përgjigje të kërcënimit në rritje të paraqitur nga Veriu. Javën e kaluar, të tre vendet kryen stërvitje detare së bashku për herë të parë që nga viti 2017. Stërvitje të tilla kanë antagonizuar prej kohësh liderin e Phenianit, Kim Jong-un, i cili i sheh ato si provë se armiqtë e tij po përgatiten për luftë.

Të fundit

Rrugorja nis aksion për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e gabuara

Policia Rrugore e Tiranës ka marr një aksion për lirimin e hapësirave të zëna nga parkimet e gabuara, të...

Psikologjia e aleksitimisë: çfarë është, kë ndikon dhe pse?

Alexitymia është një term që mund të mos e keni dëgjuar më parë. Por ai përshkruan diçka që shumë njerëz përjetojnë: vështirësi në identifikimin,...

Qentë me “uniformë blu”/ Kafshët që përgatiten për zbulimin e armëve, drogës dhe parave

“Kjo është Koda, një pastor gjerman. Koda është dy vjec, dhe është një nga dhjetëra qentë e institutit të përgatitjes së qenve të policisë...

Arrestimet e ish-ministrave nga SPAK, Rama: Ata që ishin deri një karrige larg nga unë…

Në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama, u ndal dhe te Reforma në Drejtësi. Sipas Ramës, kjo reformë, u bë për...

Fentanili:”Luftë” në SHBA kundër “heroinës së të varfërve”

Një eksperiment për krizën e fentanilit në shtetin e Oregonit, si një model i mundshëm për përballimin e epidemisë së përdorimit të opioideve sintetike...

Lajme të tjera

Web TV