Si do t’i shpëtojë nga shpërthimet? Putin i dërgon familjarët në bunkerë në malet ruse

putin

Duket sikur lufta me armë bërthamore është më pranë se kurrë.

Ndaj, Vladimir Putin po përgatitet të “shpëtojë kokën” e tij dhe familjarëve, duke i përgatitur ata të fshihen në bunkerë në malet ruse.

Thuhet se Putin, i cili do të bëjë 70 vjeç të premten, ka paralajmëruar familjarët e tij më të afërt, përfshirë partneren gjimnaste Alina Kabaeva për mundësinë e evakuimit të shpejtë.

Ai beson se bunkeri do të jetë i sigurt nga sulmet perëndimore, teksa zyrtarët e lartë nga aparati i tij i sigurisë dhe qeveria do të zhvendosen në vendndodhjen sekrete, sipas kanalit SVR.

Putini besohet të ketë disa bunkerë në Siberi, njëri i lidhur me terminalin e ri masiv të lëndëve të lëngshme në Sabetta në gadishullin Yamal dhe tjetri në malet Altai.

“Të afërmit dhe miqtë e krerëve të shteteve do të dorëzohen paraprakisht në bunker”, thuhet në një raport nga kanali ditën e sotme.