Veshja e Ramës në Pragë ‘huton’ kryeministren e Islandës ‘nuk ia heq sytë’ kravatës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje në Pragë disa takime me homologë pjesëmarrës në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian.

Gjatë Samitit ai kishte zgjedhur një kostum ngjyrë blu, të shoqëruar me këmishë të bardhë e kravatë plot ngjyra.

Në një moment duket kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdotirm, që shfaq interes për kravatën e Ramës.

Duhet theksuar, se kryeministri ynë është komentuar edhe më herët nga mediat e huaja, për stilin e veçantë, me të cilin jo pak herë tërheq vëmendjen.