VIDEO/ Napoli “fundos” Cremonesen dhe udhëheq i vetëm kampionatin

Napoli

Napoli nuk ka të ndalur në kampionat, duke mundur me rezultatin 1-4 Cremonesen dhe tashmë kryeson i vetëm Serinë A.

Skuadra e Spalletti-t kaloi e para në avantazh me anë të një goli të shënuar nga Politano me anë të një penalltie.

Në fillimin e pjesës së dytë, Dessers barazoi për vendasit, duke ja bërë gjërat më të vështira Napolit, por Simeone, Lozano dhe Oliveira vendosën fatet e këtij takimi.

Kështu Napoli kryeson me 23 pikë Serinë A pas nëntë javësh kampionat, teksa Cremonese vazhdon të qëndrojë në zonën e ftohtë.