U shpall non-grata nga Britania, Berisha: Nuk ka gjë më të turpshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ambasadorin britanik si të përfshirë në lobimin për shpalljen e tij non-grata nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.

Berisha tha se vendimi për shpalljen non-grata nga Mbretëria e Bashkuar, ka ardhur si pasojë e lobimit të ambasadorit, i cili ka paraqitur Fation Dautin si urë lidhëse mes tij dhe organizatave kriminale.

Sipas Berishës ky vendim është skandaloz dhe qesharak, pasi ai nuk e njeh fare Fation Dautin dhe e ka mësuar si emër në momentin që shkelmoi portën gjatë trazirave në selinë e Partisë Demokratike.

“Nuk ka gjë më të turpshme dhe më skandaloze se ajo që ajo ka bërë ambasadori btitanik. E di kush është lidhja ime sipas tyre me krimin e organizuar.

Rast konkret i lidhjes me krimin dhe organizata kriminale është Fation Dauti, i cili në problemin ndërpartiak shkoi dhe i ra një dere. Kur shkova pyeta se kush është ky, më thanë që është një simpatizantë i PD-së që ka jetuar në Angli dhe që vjen nga një familje e persekutuar. Nuk ka asgjë më korruptive se ky akt. Ky është personi që Sali Berisha ka cënuar sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.

Sali Berisha ka montuar operacione sekrete në bashkëpunim me qeverinë britanike për rritjen e sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo është organizata kriminale e ambasadorit britanik. Britania ka një gjë ka transparencë shumë më tepër. Çfarë ndodhi? Këtu erdhi një gazetar i “Times” për të argumentuar shpifjen për lidhjen time me një organizatë kriminale të drejtuar nga Fation Dauti. Gazetari pyeti dhe aty mora vesh shumë gjëra për Fation Dautin. Mora vesh se ky ka qenë i përzënë nga Britania e Madhe, por pa asnjë akuzë. Ky është konsideruar i rëndësishëm në rrjet aty, por nuk është ngritur asnjë akuzë. Gazetari thotë se takova funksionarë në PD dhe mësova se ai nuk ka asnjë funksion aty. Gazetari thotë të vërtetën. Pastaj tregonte se ky ka padit Mbretërinë e Bashkuar në Strasburg dhe t’i hiqte dëbimin nga Mbretëria e Bashkuar”, tha Berisha.

Lexo edhe :  A do e bojkotojnë Parlamentin e ri dhe çdo të ndodhë me forumet? Ja si përgjigjet Berisha

Gjithashtu ai shtoi: “Ka ardhur me kompaninë lobiste DGR. Vendosi të bëjë biznes në Shqipëri. Kurrë nuk është adresuar tek unë për asnjë kërkesë. Akuza thotë se ke pasuruar Fazlliccin. Ndërkohë Fazllicci ka marrë dhjetëra milionë euro nga Edi Rama përmes tenderave. Ai nuk ka marrë pjesë gjatë qeverisë time.

Është një akt korruptiv, të marrësh një person që nuk ka pasur asnjë akuzë, që është hetuar nga Ina Rama për ta nxjerrë të inkriminuar, ta përdorësh për të thënë se këtë e kam pasuruar unë, është një shpifje shumë e madhe.

Rakipllari: Nëse për non-gratën nga amerikanët, është lobimi i Sorosit. Po në Britani, kush ka lobuar?

Berisha: Ambasadori britanik ka mbajtur qëndrim, mbështetje të fuqishme ndaj Lulzim Bashës. Nëse ju pranoni vërtetë Fation Dautin për dëshmi. Kjo që ka bërë ambasadori britanik, është një akt korruptiv mbështetur nga Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha”.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV