VIDEO/ Një tjetër shqiptar tek Arsenali, Arteta grumbullon adoleshentin 17-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsenali pret PSV-në në “Emirates Stadium” sonte në mbrëmje. Ekipit të Mikel Artetës i mjafton një pikë për të siguruar kualifikimin në raundin e 1/16-ve, por në fushë do të tentohet fitorja për të hedhur një hap të sigurt drejt kalimit në raundin e 1/8-ve.

Gjithsesi, objektivi kryesor mbetet Premier League. Arsenali kryeson kampionatin anglez me 9 fitore dhe vetëm një humbje, ndërkohë që Arteta do të bëjë rotacion për të ruajtur një pjesë të mirë të titullarëve për transfertën e së dielës ndaj Southamptonit.

Trajneri spanjoll ka grumbulluar edhe tre lojtarë të rinj për duelin ndaj ekipit holandez. Mes tyre edhe një shqiptar: Maldini Kacurri, i cili është stërvitur me ekipin e parë. Qendërmbrojtësi shqiptar festoi 17-vjetorin e lindjes pak ditë më parë, teksa aktivizohet me ekipin U18 të Arsenalit (ka debutuar edhe me Arsenalin U21).

Arteta ka zgjedhur ta grumbullojë Kacurrin (2 ndeshje me Shqipërinë U17) bashkë me Khayon Edwards, Catalin Cirjan. Në klubin londinez e kanë traditë besimin tek të rinjtë dhe të gjithë shpresojmë që sonte të vijë debutimi i lojtarit shqiptar me ekipin që kryeson kampionatin anglez.

Të fundit

Vota e diasporës, shtetet e pazakonta nga do të votojnë shqiptarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të dërgojë përmes postës në 85 shtete, 245.808 fletë votimi, për aq emigrantë sa...

Traktori del nga rruga dhe e zë poshtë, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gentjan Muça, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Gessopalen, provincën e Chietit në Itali. Sipas mediave...

‘Programi i PD-së? Muhabet bretkosash’/ Rama ironi me Klevis Balliun: Je bretkosë e vogël

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot programin e Partisë Demokratike prezantuar edhe nga Klevis Balliu , kandidati demokrat në qarkun e Tiranës në një video në rrjetet...

Rama: Minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne. Madje, jemi aq të zotë sa kapim edhe tanët

Kryeministri Edi Rama prezantoi të hënën kandidatët e Partisë Socialiste për Gjirokastrën. Kreu i qeverisë theksoi se zgjedhjet e 11 majit janë një moment historik për...

Trump kritikon portretin e tij në Kongresin e Kolorados: Fotografi e keqe, hiqeni!

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar një portret të pikturuar gjatë mandatit të tij të parë që është vendosur në Kongresin e Shtetit të Kolorados - dhe...

Lajme të tjera

Web TV