Vjen fundi i aventurës, Steven Gerrard shkarkohet nga posti si trajner i Aston Villas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me anë të një postimi zyrtar në rrjetet sociale, një nga klubet më të vjetra dhe të suksesshme të futbollit anglez, konfirmon se menaxheri Steven Gerrard është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm. Ne dëshirojmë të falënderojmë Steven për punën dhe angazhimin e tij të palodhur, dhe t’i urojmë atij më të mirën në të ardhmen.

42-vjeçari mori drejtimin e Aston Villa në nëntorin e vitit të kaluar dhe gjatë kësaj periudhe ai regjistroi 40 ndeshje në stolin e “The Lions”. Kontrata i përfundonte në vitin 2025, ndërkohë që Mauricio Pochettino është një nga alternativat për ta zëvendësuar.

Argjentinasi ka punuar më parë në ishull me Southampton dhe Tottenham. Ai cilësohet si një nga kandidatët e preferuar të drejtuesve të Aston Villa, që renditen në vendin e katërt nga fundi në Premier League, pavarësisht investimeve të mëdha në merkaton e verës.

Thomas Frank (Brentford) është një tjetër emër që u pëlqen drejtuesve të Aston Villa, teksa mision më i vështirë është mbërritja tek akordi me gjermani Thomas Tuchel.

Të fundit

U rrita me ushqimin amerikan. Besomëni, është gjëja e fundit që i duhet Europës

Alexander Hurst Në të gjithë median europiane, duket se mbizotëron i njëjti mendim – se BE-ja është “nën presion” për...

Metës nuk i del inati me Braimllarin: E konvertoi SPAK-u!

Duket se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do e mbajë për një kohë të gjatë ‘inatin’ me Endrit Braimllarin, që sipas tij...

Fundjava për plazh/ Rradhë të gjata dhe trafik i rënduar në qytetin e Vlorës

Pavarësisht efektivëve të policisë të vendosur në disa prej pikave më kryesore, sërish trafiku i rënduar ka krijuar vështirësi në qarkullim. Gjithsesi, mbetet një...

SpaceShipOne – Fluturimi i vitit  2004 që hapi epokën e hapësirës private

Më 21 qershor 2004, një ngjarje historike ndodhi mbi shkretëtirën Mojave në Kaliforni: SpaceShipOne, një avion-raketë eksperimental i ndërtuar nga sektori privat, u bë...

Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike

Autoritetet qipriote kanë arrestuar një shtetas azerbajxhanas nën dyshimin për përfshirje në aktivitete spiunazhi dhe planifikimin e një sulmi terrorist. I dyshuari u paraqit...

Lajme të tjera

Web TV