Ka ardhur më në fund dhe fundjava futbollistike. Sfida kryesore e ditës do të jetë derbi i anglisë, mes Chelsea dhe Manchester United. Të dyja skuadrat vijnë nga një formë e mirë dhe sot do të vendoset se cila skuadër është aktualisht më e fortë.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:
Gazzetta dello Sport hapet me fitoren e rëndësishme të Juventusit, e dyta radhazi në Serie A, që i kthen bardhezinjtë në rrugën e duhur: “Një zonjë e vërtetë”, titullohet faqja e parë.
“Pothuajse Allegri” titullohet Corriere dello Sport. Vjen suksesi i dytë radhazi në ligë, qe nuk i kishte ndodhur bardhezinjve këtë vit.
Tuttosport si zakonisht fokusohet tek ‘Zonja’: “Lisbonë, po vijmë”. Paralajmërimi është te Benfica dhe ndeshja e Champions League që tashmë është nga brenda apo jashtë për Zonjën e Vjetër.
Në Spanjë, Sport lë hapësira për Barcelonën dhe në veçanti për Robert Lewandowski, pranë të mëdhenjve të së kaluarës Blaugrana: “Mbreti Lewandowski” . Ndikimi i bomberit polak është deciziv për Blaugranat deri më tani.
“Nata e ribashkimit” ka shkruar madrilenia AS. Courtois rikthehet pasi humbi gjashtë ndeshje dhe fitoi trofeun Yashin. Isco rikthehet në stadiumin ku luajti për nëntë sezone.
Në Francë, L’Equipe titullohet: “Një vepër artistësh” dhe nuk ka asgjë tjetër për të shtuar. Transalpinët vazhdojnë të japin gola dhe të tregojnë spektakël: dje mposhtën Ajaccion me rezultatin 0-3 dhe me një gol të mrekullueshëm të Lionel Messit.