Vuçiç nxehet kur flet për Kosovën: Burrat serbë kur pinë raki luftojnë me gjysmën e botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po ankohet gjithnjë e më shumë se presioni ndërkombëtar për marrëveshje me Kosovën po rritet mbi Serbinë.

Në një vizitë të tij në Leskovac, ku ndoqi një tubim partiak, ai ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Nuk kërkojmë diçka nga ndokush, duam të jemi vetvetja, dhe Kosova është pjesë e Serbisë. S’do t’ju lejojmë të na e merrni Kosovën”, ka deklaruar Vuçiç.

Në një adresim të tij para mbështetësve partiakë, ata i kanë brohoritur “Vule (Vuçiç), mos e jep Kosovën”.

Vuçiç ka thënë se gjuha e arsyeshme e Serbisë nuk do të thotë se është e dobët. Ai ka thënë se Serbia është shumë herë më e fuqishme se në vitet 1999 e 2012.

“Dua t’u tregoj diçka që ata e dinë shumë mirë – fakti që ne sillemi me përgjegjësi dhe flasim me seriozitet, nuk do të thotë se jemi të dobët. Sot, Serbia është shumë herë më e fuqishme në çdo aspekt se në vitin 1999 dhe 2012”, ka deklaruar ai.

Burrat serbë, Vuçiç i ka përshkruar si njerëz “që kur pinë pak raki, do të hynin në luftë me gjysmën e botës”.

Të fundit

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri...

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani radikal Jean-Paul Marat, u vra...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Lajme të tjera

Web TV