Zbulohet dokumenti ku Fishta caktohet delegat në Konferencën e Paqes në Paris 1919

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I cilësuar si Homeri i letrave Shqipe, Gjergj Fishta do të kujtohet gjithmonë për vlerën e madhe të veprave të tij letrare e konkretisht për kryeveprën “Lahuta e Malcis”.

Fishta është një nga vazhduesit autentikë dhe të drejtpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e krijuara në shekullin e njëzet dhe kjo shprehet në mënyrë të dukshme edhe në mënyrat e pasqyrimit të jetës në krijimtarinë e tij, si vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.

Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar, i propozuar për çmim ‘Nobel’, prozator, poet, përkthyes; “Militant i letërsisë shqipe” – cilësuar nga Lasgush Poradeci dhe “Poet kombëtar i shqiptarëve” nga Eqrem Çabej.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar sot në kujtim të poetit të madh disa fotografi dhe të dhëna nga jeta e tij.

AQSH ka publikuar dokumentin i cili tregon se Fishta ishte caktuar delegat në Konferencën e Paqes në Paris në 1919.

Të fundit

18 korrik 1925 – Adolf Hitleri boton Mein Kampf

Libri-manifest që parashikoi tmerrin e Luftës së Dytë Botërore Më 18 korrik 1925, në Gjermani, u botua një libër që,...

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria vendi i tetë në Evropë për shërbimet digjitale

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar këtë të enjte, më 18 korrik, se Shqipëria është vendi i...

Raporti i KE: Shqipëria në vend të parë me perqindjen më të lartë të të paraburgosurve

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Në një Europë që përpiqet të harmonizojë drejtësinë me të drejtat e njeriut, Shqipëria bie në sy për arsyet e gabuara:...

Rama me përfaqësues të teknologjisë e inovacionit, ndalet te sulmet kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot, 18 korrik, në Berat, në një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve. Në fjalën e tij, ai...

Asnjë kafshë pa sigurim. SIGAL garanton mbrojtje për blegtorinë shqiptare (Video)

  Një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e bujqësisë dheblegtorisë është qëndrueshmëria financiare e sipërmarrësitblegtoral dhe e investimit të tij. Kjo qëndrueshmëri arrihetpërmes sigurimit të...

Lajme të tjera

Web TV