Liderët europianë mblidhen në Tiranë/ Zbulohet data e samitit BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka bërë me dije se samiti i ardhshëm i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet me 6 Dhjetor në Tiranë.

Përmes një postimi në Twitter, Michel shkruan se, Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian dhe se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin.

“Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm të #BE-së #Ballkani Perëndimor në rajon – më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar. Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, shkruan Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.