Balluku me administratorët e energjisë: Të ulet konsumi me 15% në çdo institucion publik!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në planin e masave që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë për kursimin e energjisë elektrike është edhe ai që detyron çdo institucion publik në vend që të ulë me 15% konsumin e energjisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për këtë çdo institucion ka ngarkuar me detyrën e administratorit të energjisë, një punonjës i cili është përgjegjës për zbatimin dhe arritjen e këtij objektivi.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka mbledhur në një takim të veçantë administratorët e energjisë, me të cilët ka diskutuar mbi masat e marra për zbatimin e aktit normativ të Qeverisë. Në takim zv.kryeministrja tha se kursimi i energjisë duhet të nisë së pari nga institucionet shtetërore dhe është detyrë e çdo institucioni që të kursejë në këtë kohë ku kriza energjetike ka prekur çdo vend.

Duke ju referuar shifrave, Balluku bëri të ditur se abonentët familjarë po tregohen gjithmonë e më të përgjegjshëm sa i takon kursimit duke ndikuar kështu në uljen e konsumit të përgjithshëm në rang vendi krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Synimi ynë është ulja e konsumit të energjisë. Gjatë këtij muaji ka vazhduar akoma ulja e konsumit të energjisë nga familjarët dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sot që flasim, duke e krahasuar me vitin e mëparshëm, me 25 ditët e para të muajit tetor të 2021, jemi në 5% më pak konsum në rang vendi dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme sepse tregon që njerëzit kanë reaguar”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja garantoi se pavarësisht situatës në Shqipëri nuk do të aplikohen kufizime të energjisë duke siguruar gjithashtu edhe se nuk do të ketë asnjë rritje të çmimit apo tarifave.

Lexo edhe :  Postet drejtuese nuk do të përfshihen/ Qeveria mblidhet sërish për shpërblimet e policisë

“Një rol të rëndësishëm tjetër që ka ruajtur inflacionin në Shqipëri në nivelin më të ulët në Ballkan është pikërisht për shkak të mburojës energjetike që i ka dhënë familjarëve. Pra duke mos i ekspozuar bizneset e vogla dhe familjarët përballë çmimeve të çmendura tashmë të importit kemi arritur që të mbajmë dhe një qëndrueshmëri financiare dhe kjo është diçka tjetër e rëndësishme që ne nuk duhet ta harrojmë. Por gjithashtu duhet përmendur që kjo është një kohë për solidaritet. Kjo është një kohë ku nuk bëhet as me penalitete, as me ndërprerje energjie që në Shqipëri nuk do të kemi ndërprerje energjetike, pavarësisht çfarë thuhet herë pas here, si dhe nuk do të kemi rritje të tarifave dhe të çmimeve”, deklaroi Balluku.

Për t’ju përgjigjur krizës energjetike, e cila sot ka prekur të gjitha vendet, Qeveria Shqiptare ka miratuar një paketë të plotë masash të cilat u prezantuan pak javë më parë.

Të fundit

Punonjësit e festave: Pagesë shtesë për datat 1 dhe 2 Janar, tregu i punës në fokus

Ilir Xhemalaj, Kryetar i Sindikatës së Operatorëve Telefonikë ishte sot në “Koha për t’u zgjuar” në News24 për të...

Tregu valutor, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Sot, më 3 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.3 lekë dhe shitet 94.8 lekë. Euro sot blihet me 97.3 lekë, ndërsa...

Një e treta e europianëve kanë provuar droga ilegale!/ Cilat vende konsumojnë më shumë?

Pothuajse një në tre europianë kanë marrë mostra drogash të paligjshme gjatë jetës së tyre, por jo çdo vend është njësoj kur bëhet fjalë...

“Çmimi i dritave do ulet” – Balluku: Vendimi do prekë gjithë shqiptarët

Çmimi i energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të ulet për të gjithë shqiptarët”.  Në urimin për Vitin e Ri, ministrja e Infrastrukturës dhe...

Konsumoni darkën vonë? Efektet në shëndetin tuaj

Angazhimet e ndryshme shoqërore e familjare, por edhe oraret e tejzgjatura të punës janë disa ndër faktorët që detyrojnë njerëzit ta shtyjnë darkën në...

Lajme të tjera

Web TV