Litri i naftës së shpejti 500 lekë? Ja çfarë pritet pas 5 dhjetorit në tregun botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse ka një aspekt ku lufta e nisur nga Rusia ka ndikuar më shumë jetën tonë të përditshme, është rritja e çmimit të ushqimeve, dhe naftës.

Mirëpo, pritet të rritet akoma dhe më shumë, nga 5 dhjetori.

Pse pikërisht kjo datë?

Kjo është dita kur do të hyjnë në fuqi vendimet e BE, të qershorit të këtij viti, të cilët miratuan paketën e gjashtë të sanksioneve. Kjo paketë “ndalon blerjen, importin ose transferimin e naftës bruto dhe disa derivateve të naftës nga Rusia në BE. Këto sanksione pritet të reflektojnë edhe në vendin tonë dhe sipas ekspertëve, çmimi i naftës mund të kapë dhe 500 lekë për litër.

Këto kufizime do të fillojnë të zbatohen gradualisht: brenda gjashtë muajve kur bëhet fjalë për naftën bruto, nga 5 dhjetori, dhe brenda tetë muajsh kur bëhet fjalë për derivatet e tjera të rafinuara të naftës, nga 5 shkurti i vitit të ardhshëm”. Që nga momenti i marrjes së këtij vendimi, dy komunitete biznesi filluan menjëherë të kërkonin një zgjidhje: tregtarët e naftës dhe kompanitë e cisternave.

Të dyja po shkojnë mirë, nafta ruse është e kërkuar sepse është nën çmimin e tregut dhe blerësit e mëdhenj në Azi po grumbullohen. Kjo marrëveshje e mirë mund të përfundojë kur sanksionet evropiane të hyjnë në fuqi. Shtetet e Bashkuara, një prodhues i madh i naftës, i vetë-mjaftueshëm në energji, kompanitë e së cilës aktualisht po shesin sasi të mëdha gazi të lëngshëm në Evropë me çmime historikisht të larta, janë gjithashtu të shqetësuara. Uashingtoni beson se ndërprerja e blerjeve evropiane të naftës mund të shkaktojë dridhje në tregun e çmimeve, të cilat mund të kërcejnë sërish si fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës. Rusia tani shet 7.4 milionë fuçi në ditë, që përfaqëson rreth 10 për qind të pjesës së tregut.

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV