Primaret në PD/ Vokshi zbulon emrat e kandidatëve zyrtarë, mes tyre edhe aktori i njohur

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi doli në një dalje për mediat nga selia blu, për t’i bërë të ditur për median emrat e kandidatëve.

Lista mban emrat e personave që deri më sot e kanë zyrtarizuar për mediat kandidimin, mirëpo surprizë ishte emri i aktorit të njohur Julian Deda. Ai është në mesin e 7 personave që do kandidojë në Primare.

Emrat e personave që janë vetëkandiduar:

-Adriana Kalaja

-Belind Kellici

-Enkelejda Fejzo

Fatmir Merkoci

-Gerti Bogdani

-Ilir Alimehmeti

-Jul Deda

KOKE do të mblidhet sot për të shqyrtuar disa kërkesa të tjera. Për degët e tjera do ju njoftojmë në vijim.