Boksieri shqiptar sulmon Florian Markun: Ai nuk është kampion bote, pse është më i miri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nelson Hysa do të ketë një përballje të rëndësishme kundër Danny Williams, boksierit që pensionoi Mike Tyson.

I ftuar në emisionin “Ora Sport”, shkodrani është ngacmuar paksa edhe nga prezantuesi i emisionit, Altin Sulçe.

“Unë di që boksieri më i mirë në Shqipëri është Florian Marku. Kështu e dëgjoj në të gjithë vendin, mbreti i boksit, që e mbush sallën plot”, i tha Sulçe.

Hysa theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë kampion bote.

“Për çfarë është më i miri? Shqipëria nuk ka asnjë kampion bote. Asnjë shqiptar nuk ka qenë kampion bote. Vetëm një shqiptar ka qenë kampion bote që përfaqësonte Gjermaninë, Robin Krasniqi. Ai ka pasur titull kampion bote. Vetëm një detaj, bëhen 12 raunde kur të shpallesh kampion bote.

Ndeshja kundër Williams? I kam kërkuar ndihmë trajnerit më të mirë të Europës, Stërmasit, që po më kthen në formë të mirë para ndeshjes me Danny Williams. Ka qenë numri dy i botës, ka qenë katër herë sfidant për të qenë më i mirë i botës. Janë shitur të gjitha biletat në Pallatin e Sportit. Të gjitha lekët e biletës do të shkojnë për Shtëpinë e Fëmijës në Durrës”, tha Hysa.www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2022/05/Ne...

Të fundit

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjen, arrestohet 55-vjeçari

Policia në Librazhd ka arrestuar 55-vjeçarin e shpallur në kërkim pak ditë më parë. Sipas raportimeve, I.F., theu masën...

Policia i gjen 40 mijë € mallra kontrabandë, do i shiste në treg te “5 Maji”

Një 52-vjeçar nga qyteti i Kukësit ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap duke transportuar me furgon mallra kontrabandë. Mësohet se...

“Jo bulmet e mish pa faturë”/ Pas urdhrit të Ramës ministrat dalin në terren

Një ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri i Financave, Petrit Malja, ministrja...

Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: “Burrat e mbajnë fjalën…”

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga...

“Haaland kërkoi 10 mijë euro në muaj. Bayernit iu dukën shumë”

Hermann Gerland, thuajse i përjetshëm në akademinë e Bayern, në një intervistë për Kicker ka zbuluar se Bayern e kishte "në dorë" sulmuesin Erling...

Lajme të tjera

Web TV