VIDEO/ Vedat Muriqi është i pandalshëm, gol dhe “lojtari i ndeshjes” ndaj Atletico Madrid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mallorca merr tre pikë nga ndeshja me Atletico Madrid falë Vedat Muriqit. Sulmuesi dardan shënoi golin e 8 sezonal në La Liga, këtë herë në portën e kryeqytetasve, duke i dhuruar fitoren Mallorcës në shtëpi.

Muriqi gjeti rrjetën në minutën e 17’, teksa pas një rrëmuje në zonë, topi i shkoi pranë vijës së zonës së vogël, aty ku bomberi i Mallorcës e pati të lehtë të mposhtë portierin Oblak.

Ky ishte goli i tetë sezonal për sulmuesin e Kosovës, që ka shënuar më shumë se gjysmën e golave të Mallorcës dhe është i dyti në listën e golashënuesve.

Pas kësaj fitoreje, Mallorca ngjitet në vendin e 10 me 19 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Atletico Madrid humbet edhe më shumë terren me kreun pasi është në vend të gjashtë me 24 pikë.

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV