Shpërthimi me gjashtë viktima në Stamboll, reagon ashpër Erdogan: Është sulm terrorist!

Turkey's President Recep Tayyip Erdogan speaks during a press conference after official talks with the members of Bosnian presidency in Sarajevo, Bosnia, Tuesday, Sept. 6, 2022. (AP Photo/Armin Durgut)

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ka reaguar pas një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur ditën e sotme në rrugën Istiklal të Stambollit.

Mediat e huaja e raportuar si një sulm me bombë, ndërsa deri më tani janë shënuar gjashtë të vdekur.

Presidenti turk ka theksuar se shpërthimi është një sulm ‘i pabesë’ dhe se autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë do të ndëshkohen.

Ndërkohë autoritetet turke nuk kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist, ndërsa video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin e shpërthimit.