Armand Duka flet për mediat italiane: “Do më pëlqente Broja te Milani, jam tifoz i tyre”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për mediat italiane, para ndeshjes miqësore, Shqipëri-Itali që do të luhet në mbrëmje.

Për “tuttomercatoweb”, Duka deklaroi se Kumbulla dhe Asllani duhet të ndryshojnë ekip, në mënyrë që të kenë më shumë minuta në dispozicion.

I pyetur për Brojën, Duka tha se duhet të luajë që të jetë në formë dhe do i pëlqente një transferim te Milani, skuadër për të cilën ai bën tifo.

“E vërtetë që Kumbulla dhe Asllani po luajnë pak në klubet e tyre. Nuk e di nëse është rruga e duhur për ta, duke pranuar pankinën. Sipas meje është më mirë që të shkojnë në klube ku mund të luajnë titullarë. Të gjithë kanë nevojë të luajnë, por sidomos këta djem të rinj.

Broja po gjen pak hapësira. Ishte më mirë te Southempton ku luante gjithmonë titullar. Tani luan 15-20 minuta dhe nuk është njësoj si të luash 90 minuta.

Mua më intereson që ai të luajë dhe të jetë në formë, nuk ka rëndësi se me kë klub. Sigurisht, nëse transferohet te Milani akoma më mirë, sepse unë jam pak tifoz me kuqezinjtë”, u shpreh Duka per median italiane.

Të fundit

Avioni ushtarak rrëzohet mbi kampusin e shkollës, të paktën 16 viktima

Të paktën 16 persona, përfshirë pilotin, humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur një avion stërvitor i...

Arrestohet vëllai i deputetit socialist, iu gjet municion luftarak në banesë

Policia e Elbasanit ka arrestuar Denis Hasallën, vëllain e deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla, pasi në banesë iu gjet një sasi municioni luftarak....

“Në PD duhet analizë për 11 majin”, Berisha i përgjigjet Fisnik Qoses: Jemi parti e hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur Fisnik Qosjes, i cili ka deklaruar dje në A2 CNN, se përveç farsës duhet edhe...

“Zvarritja e gjyqit ndaj Berishës nuk është më surprizë”/ Po tejkalohen të gjitha afatet

Vijon zvarritja e gjyqit ndaj Berishës. Edhe në seancën e dytë për aferën “Partizani” avokatet shkuan me një strategji të qartë. Analisti Arben Meçe në...

Akuza për shpifje ndaj Vilma Nushit, Albana Vokshi shpallet e pafajshme

Deputetja Albana Vokshi është shpallur e pafajshme për shpifje ndaj biznesmenes Vilma Nushi. Përmes avokatit, Nushi kërkoi 3 milionë lekë dëshmpërblim, ndërsa prokurori kërkoi pafajësi./e.t

Lajme të tjera

Web TV